Horoskopi ditor: 11 shkurt 2021 0 58

Dashi

Ka shumë gjëra që po ndikojnë në vëmendjen tuaj dhe shpesh kalojnë në konfuzion sidomos që prej fillimit të javës.

Demi

Ju e keni kuptuar që tani është koha t’i përkushtoheni të dashurve tuaj. Nëse jeni beqar kjo javë do mbyllet me perspektiva pozitive.

Binjakët

Bëni kujdes, pasi pritet të jetë një ditë e trazuar. Për pjesën tjetër ju rekomandojmë që të rregulloni gjërat që të bëhen mirë si në familje ashtu edhe në punë, përndryshe rrezikoni të stresoheni shumë.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se disa prej jush janë të pavendosur si në fushën sentimentale ashtu edhe në atë të punës, por yjet do t’ju japin një dorë për të pastruar mendjen. Në punë, përpiquni të mbyllni një marrëveshje shpejtë.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se mundësi të reja të shkëlqyera për t’u shfrytëzuar janë në horizont, duke vazhduar këtë linjë magjike të suksesit.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë pozitive në dashuri: çiftet e reja mund të bëjnë projekte të rëndësishme. Këtë javë, do të ketë ndryshime si në vendin e punës ashtu edhe në atë ndërpersonal.

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon se mund të ketë vonesa në punë dhe tensione në dashuri për shkak të Venusit në opozitë. Ky tranzit do të bëhet muajin e ardhshëm.

Akrepi

Ka ardhur koha për të mbyllur përfundimisht situatat si në vendin e punës ashtu edhe në fushat sentimentale. Ka shumë mundësi të mira në punë, përpiquni t’i shfrytëzoni ato.

Shigjetari

Ditë pak e tensionuar dhe nervoze për shkak të ndikimit të Mërkurit. Ka shumë gjëra që po ndikojnë në vëmendjen tuaj dhe shpesh ngatërrohen sidomos në fillim të javës.

Bricjapi

Horoskopi i Paul Fox ju tregon se ka një vijim të shkëlqyeshëm të javës për shenjën tuaj si në vendin e punës ashtu edhe në fushat sentimentale. Për disa prej jush priten përparime në fushën profesionale.

Ujori

Java nuk ka nisur mirë për ju. Megjithatë sugjerohet për të pasur më shumë durim në ditët që vijnë, pasi lajme të mira priten për ju.

Peshqit

Mundohuni të lini të kaluarën pas dhe shikoni të ardhmen me optimizëm. Pas një muaji të vështirë të janarit, pritet ndryshim, falë ndihmës së miqve dhe të afërmve. /k.k/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: