Horoskopi ditor: 10 janar 2021 0 48

DASHI

Jeni kthyer nga një javë energjike. Muaji Janar ka qenë deri më tani dhe do të jetë një muaj i shkëlqyeshëm i rimëkëmbjes. Gjatë fundjavës mund të ketë përmirësime të mëdha nga pikëpamja sentimentale.

DEMI

I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox (e diela 10 Janar 2021), do të jetë një ditë relaksuese për ju (ndoshta edhe me partnerin tuaj?). Kushtojini vëmendje financave: në lidhje me kërkesat për para, është më mirë të prisni. Nuk jeni në muajin e duhur, për të shkuar në pazar.

BINJAKËT

Do të ketë shumë çështje për t’u adresuar. Nga pikëpamja sentimentale mund të ketë lajme të rëndësishme. Një djalë/vajzë? Një marrëdhënie e re?

GAFORRJA  

Gjatë ditës – 10 janar – kushtojini vëmendje keqkuptimeve, veçanërisht nëse ka probleme të pazgjidhura me partnerin tuaj. Si gjithmonë, përveç zemrës, përdorni edhe kokën.

LUANI

Shumë prej jush mund të ndihen të diskriminuar në punë. Kujdes nga goditjet e ulëta. Dashuria është më e mirë, por që të kesh kënaqësi, duhet të punosh …

VIRGJËRESHA

Gjatë ditës (e dielë 10 Janar 2021) shumë prej jush do të dëshirojnë të sqarojnë marrëdhënien tuaj romantike. Por rekomandimi është: lëri vend atyre që të duan të shpjegojnë veten e tyre.

PESHORJA

10 janari 2021 – mund të jetë një ditë premtuese. Ju po bëni një punë të mirë, për javën e ardhshme e cila do të jetë e shkëlqyeshme (sidomos nga 14 janari).

AKREPI

Do të jeni akoma nervoz për shkak të një historie që nuk duket se ngrihet ose që, në çdo rast, nuk po shkon në drejtimin e duhur. Kushtojini vëmendje aspektit ekonomik: muaji janar nuk është veçanërisht pozitiv, në këtë aspekt.

SHIGJETARI

Gjatë ditës së diel mund të ketë disa relaksime (pozitive) nga pikëpamja sentimentale që kohët e fundit ju kishin shkaktuar jo pak stres.

BRICJAPI

Shanse të mira priten gjatë ditës së diel për ju. Por kini kujdes të mos e teproni, edhe sepse në 18 dhe 19 Janar do të keni shumë sfida për të përballuar. Lëreni energjitë tuaja mënjanë!

UJORI

Ata që kërkojnë dashuri transgresive do të duhet ende t’i kushtojnë vëmendje asaj. Gjatë javës tjetër (por jo vetëm) do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Kur më saktësisht? Gjatë ditëve të 14, 15, 21, 22, 28 dhe 29 Janar.

PESHQIT

Jupiteri është aktiv gjatë këtij muaji: shijoni momentin dhe merrni shpërblimet gjatë kësaj fundjave. Edhe kufizimet e vendosura nga pandemia, dihet që nuk do t’ju pengojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shifrat e FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit 0 10

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. Më herët, fondi parashikonte se niveli i parakrizës do të mund të tejkalohej vetëm në vitin 2022.

Rishikimi i shifrave erdhi, pasi FMN përmirësoi vlerësimin për ecurinë ekonomike për vitin 2020, me një rënie prej -3.5%, nga -7.5% që ishte pritshmëria fillestare një vit më parë, kur sapo kishte filluan pandemia.

Rishikimi erdhi në linjë me publikimet zyrtare të INSTAT, sipas të cilave ekonomia u tkurr me 3.31% në 2020-n, më pak edhe se vetë pritshmëritë e qeverisë prej -4.5%. Më pesimistja ishte Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që priste një tkurrje prej -9% në 2020-n, e nisur nga varësia e lartë që ka ekonomia nga turizmi.

Në rajon, Shqipëria ka rënien më të ulët pas Serbisë (-1%). Shteti ballkanik më i goditur nga pandemia në 2020-n ishte Mali i Zi, me -15.2%, duke pasur ecurinë më negative nga gjithë Europa në Zhvillim. Maqedonia Veriut u tkurr me -4.5%, Kosova me -6%, Bosnjë Hercegovina me -5.5%.

Një tjetër shtet me varësi të lartë nga turizmi, Kroacia, u tkurr me -9%, sipas tabelave të FMN-së. Shteti i vetëm me rritje në Europën në zhvillim është Turqia, me +1.8%.

Sipas INSTAT, ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia

Në vitin 2020, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmbys gati të gjithë sektorët në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri (shiko grafikun: Ndryshimi i PBB-së në vlerë, sipas aktiviteteve ekonomike).

Pavarësisht shifrave të ulëta të rënies ekonomike, gjeneratorët kryesorë të punësimit kanë marrë një goditje të fortë. Dy sektorët me rënien më të lartë “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe industria kanë gjithsej 340 të punësuar sipas INSTAT, ose 64% të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor./Monitor

Kkl

Anët e errëta të shenjave të horoskopit, të vërtetat që askush nuk guxon t’i tregojë 0 12

Jo të gjithë i tregojnë haptazi anët e errëta të personalitetit, por sot për t’i zbuluar do t’ju vijnë në ndihmë shenjat e horoskopit.

1-Dashi

Dashi ndonjëherë është i prirur të jetë shumë impulsiv dhe mund të jetë mjaft i padurueshëm kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve. Nëse dikush tjetër i prezanton idetë e veta një Dashi, ata kanë tendencën të tregojnë pak interes pasi në të vërtetë atyre ju interesojnë vetëm idetë e tyre. Së fundmi, Dashi ndonjëherë mund të shihet si i papjekur dhe fëminor.

2-Demi

Demi mund të jetë shumë materialiste, dhe kjo bën që të tregohet jashtë mase i cekët dhe sipërfaqësor hera herës. Një dem tërhiqet nga dikush i veshur me firma, apo nga një njeri që ka një vilë të bukur, apo nga dikush që bën një jetë luksoze. Demi është një shenjë jashtë mase puntore, por shpesh herë e pabalancuar, ai e sheh lekun si prioriteti kryesor në jetë, dhe kjo i jep atij karakteristika egoiste.

3-Binjakët

Binjakët janë një shenjë super inteligjente, por ndonjëherë ato mund të jenë pak më dinake seç duhet. Ata dinë saktësisht se si të manipulojnë njerëzit dhe situatat në avantazhin e tyre dhe mund të jenë jashtëzakonisht të mirë në artin e mashtrimit. Nëse një Binjak nuk është i balancuar, dhe ju i bëni keq atyre, atëherë ata janë aq dinakë dhe manipulues saqë do të sillen mire me ju por njëkohësisht do do t’ju bëjnë të çmendur me lojërat e tyre të mendjes.

4-Gaforrja

Shenja e Gaforres njihet për paqëndrueshmërin dhe luhatjet ekstreme të humorit. Gaforrja gjithashtu mbahet dhe si një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Kjo i bën ata të ofendohen lehtë nga njerëzit e tjerë. Gaforrja ka tendencën ti mbi mendojë gjërat, dhe të mërzitet shumë si pasojë e kësaj. Një gaforre e mërzitur, mund të jetë shumë nevrike dhe mund të thotë gjëra tmerrësisht ofenduese. Kjo shenjë arrin një nivel të ri inati, nëse ju e lëndoni atë, atëherë mund të prisni gjithçka prej tyre.

5-Luani

Personalitetet e luanit shpesh kanë shumë plane dhe vizione madhështore në kokën e tyre për gjërat që ata dëshirojnë të realizojnë dhe ato mund të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer ato ëndrra në realitet.

Ata nuk i pranojnë aq mirë kritikat e bëra dhe pse ato mund të jenë konstruktive, dhe nuk janë aq të mirë në heqjen dorë nga roli udhëheqës kur duan të jenë përgjegjës.

Luani nuk mund të jetojë dot pa qënë në qëndër të vëmendjes gjithë kohën, dhe kjo shpesh herë është shumë e bezdisshme dhe mbytëse për njerëzit që i rrethojnë.

6-Virgjëresha 

Virgjëresha mund të jetë shumë më gjykuese se cilido prej shenjave të tjera dhe ato mund t’ju gjykojnë fshehurazi. Ata janë gjithashtu perfeksionistë, dhe së bashku me gjykimin e të tjerëve, ky kombinim mund të jetë mjaft i ashpër.

Ata gjithashtu mund të jenë pesimistë dhe kur mërziten ,situata mund të jetë mjaft dramatike dhe ato mund të kryejnë veprime ekstreme.

Peshorja

Peshorja është një manipuluese shumë e mirë, dhe është shumë e aftë në krijimin e gënjeshtrave.Sharmante dhe e zgjuar, kjo shenjë nuk është aq pozitive sa ju mendoni.

Mania e saj për tu dukur gjithmonë mirë në sytë e të tjerëve, ndonjëherë ekspozon detaje për karakterin e tyre.Ata kryesisht përpiqen të përdorin fuqitë e tyre për mirë, por kur dikush i kapërcen, ata mund ta kenë shumë të vështirë t’i rezistojnë tundimit për t’i goditur kur e presin më pak!

8-Akrepi

Akrepi mund të shihet gjithashtu manipulues dhe mjaft i zjarrtë, kështu që nëse keni një grindje me ta, kini kujdes! Ata kurrë nuk harrojnë kur dikush u ka bërë padrejtësi atyre dhe ka edhe më pak të ngjarë t’ju falë. Ata mund të reagojnë shumë kur lëndohen, dhe shpesh kanë një temperament shumë të keq. Pasi të ndjehen të ulur, mund të jetë shumë e vështirë për të dalë nga temperamenti i tyre.

9-Shigjetari

Personaliteti i Shigjetarit pëlqen të thotë vetëm gjithçka që është në mendjen e tyre, pavarësisht sa e hapur apo e drejtpërdrejtë mund të jetë. Dhe ndërsa disa mund ta shohin këtë ndershmëri si diçka pozitive ,për të tjerët është shumë e tepërt dhe ato mund ta  perceptojnë si pandjeshmëri të Shigjetarit.

Ata gjithashtu nuk janë shenja më e durueshme në zodiak dhe ata mund të acarohen lehtësisht kur hasin vonesa ose ngadalësohen nga të tjerët.

10-Bricjapi 

Bricjapit i pëlqen ta mendojë veten si një realist skeptik, por për disa qëndrimi i tyre mund të haset si pesimist i çiltër.

Bricjapi ka një mendje analitike, dhe shpesh mund te tregohet arrogantë më njerëz mendimet e të cilëve nuk bëjnë sens për bricjapin. Ai priret ti shohë gjërat bardhë e zi, dhe nuk përfshihet lehte në emocione.

11-Ujori 

Ata mund të jenë tepër të fshehtë, emocionalisht të largët dhe të vështirë për t’u afruar.

Ujorët e shohin veten e tyre si shumë të zgjuar, dhe kjo bën që ata të gjykojnë shumë shpejt njerëzit e tjerë.  Ata nuk janë dëgjues shumë të mirë, sepse realisht nuk i intereson shumë se çfarë mund të jeni duke i thënë, nëse nuk ju konsideron si njeri tepër inteligjent.

12-Peshqit

Peshqit ndonjëherë shpërqëndrohen, dhe e kanë të vështirë ti japin një drejtim jetës së tyre.Ata kanë prirjen për të ngecur në ciklin e mendimeve negative, dhe tu vijë keq për veten e tyre.

Kjo bën që ata të vetë futen në një fazë depresive, peshqit i bëjnë sabotazh mendjes së tyre, dhe viktimizohen, kjo bën që njerëzit të keqkuptohen.