HOROSKOPI/ Ditë me të papritura për të lindurit e kësaj shenje, çfarë rezervojnë yjet sot 0 14

Yjet e sotëm ju sugjerojnë që të bëni një pushim, ndaloni dhe reflektoni. Është koha për të menduar për veten tuaj. Një ndjenjë e brendshme sot, do ju tregojë nëse duhet të vazhdoni rrugën që keni nisur apo ta ndërprisni atë. Merrni një vendim përfundmitar që të mos ketë më kthim pas.

Demi

Binjaket

Disa detyra të papritura mund të shfaqen nesër duke ju penguar në disa plane të fundit. Kjo ndërprerje mund të të shkaktojë shumë zhgënjim nëse nuk e merrni iniciativën për të hyrë në veprim.

Gaforrja

Do të jetë një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Qëndroni sa më larg provokimeve pasi mund të humbni toruan. Në dashuri, duhet të jeni më shumë të përkushtuar.

Luani

Hëna do të jetë në favorin tuaj gjë e cila do të sjellë shumë gjëra të reja në fushën profesionale. Fundjava do të jetë interesante nga kjo pikëpamje. Me financat duhet të tregoni kujdes pasi shumë shpejt disa lëkundje në gjendjen tuaj ekonomike do të vijnë.

Virgjeresha

E diela vështirë se do t’ju sjellë fitime, përkundrazi lëvizjet e llogarisë tuaj tashmë mund të kthehen me dritë të kuqe. Një këshillë e mirë kur bëhet fjalë për çështjet sentimentale. Nëse nuk mashtroheni nga prefeksionizmi, gjithçka do të jetë më së miri.

Peshorja

Sot yjet do ju krijojnë momente dashurie, origjinalitet në veprime dhe mendime dhe mbi të gjitha një zgjerim të njohurive. Ndikimi i jashtëzakonshëm i tyre i bën këto tre ditë të para të javës një hapësirë kohe të favorshme për çdo iniciativë sentimentale. Nëse e dini se si ta organizoni veten me aftësi, do të jeni në gjendje të korrni pëlqime dhe rezultate të mira edhe në fushën praktike.

Akrepi

Egoja juaj po rritet, dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një gjë e mirë. Tani mund të jetë koha e duhur për të marrë atë rrezik që ju ka frikësuar për kaq shumë kohë. Më në fund mund të keni besim në vetvete se duhet të mbizotëroni. Mësoni më shumë për botën përreth, pasi kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten.

Shigjetari

Do keni një mbështetje të fortë nga yjet këto ditë: gjithçka po shkon pa probleme dhe pa pengesa të mërzitshme! Një pajisje shtesë do të jetë në dispozicion për ata që punojnë në shitje ose në sektorin e transportit. Gëzim i jashtëzakonshëm në çift. Nëse jeni beqar, një takim do të ndezë një pasion të fortë.

Bricjapi

Dita nuk do të jetë në maksimumin e saj, ku të lindurit e kësaj shenje nuk do të kenë ndikim aspak pozitiv sa i takon dashurisë. Dikush do mundohet që t’iu nervozojë dhe t’iu nxjerrë nga kontrolli. Parashikohet një e dielë e mbushur me stres, tension dhe acarim.

Ujori

Yjet do ju ftojnë të reflektoni dhe të gjeni ndonjë projekt të ri. Me shumë mundësi do realizohet sepse çdo gjë është në favorin tuaj. Pranoni sugjerime nga njerëz të tjerë që janë shumë të përgatitur në një sektor të caktuar.

Peshqit

Sekretet tuaja të vogla mund të ndikojnë në mënyrën se si i perceptoni njerëzit e tjerë, veçanërisht ata që dëshirojnë t’i zbulojnë ato. Në thelb është sikur i gjykonit ata, të dëshironi të njihni njëri-tjetrin më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën 0 1

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur nga BIRN mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte. Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet.

Melisa njofton projektin e ri muzikor me një dedikim dhe fansat thonë njëzëri: Andi! 0 2

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kjo menjëherë ka sjellë reagime tek ndjekësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.