Horoskopi, 9 Prill 2021 0 15

Dashi

Marrëdhënia juaj duket se është e dobët që kështu bëni më shumë kujdes që e gjithë puna të shkojë dëm. Beqarët mund të kenë mundësi  për të takuar dikë sot. Në punë duket se po hasni disa probleme. Mbani temperamentin në kontroll.

Demi

Ju dhe gjysma juaj  do të kënaqeni duke marrë iniciativën për të zhvilluar më shumë marrëdhënien. Beqarët do të ndihen tepër të sigurt për të bërë lëvizjen e radhës.  Shëndeti është në gjende mjaft të mirë. Shkathtësia që keni do t’iu favorizojë në punën që bëni.

Binjakët

Çiftet do të zhgënjehen sot, pasi ju prisni fjalë dhe veprime romantike por nuk do ti merrni. Beqarët janë plot emocion por ende mbeteni të pa kënaqur. Mos u shqetësoni nëse jeni pa energji. Mjafton të merrni pak pushim. Financat janë të kënaqshme.

Gaforrja

Marrëdhënie të shkëlqyer do të keni sot me partnerin. Beqarët do të kenë një ditë të mbushur plot më surpriza. Energji pafund dhe pozitiviteti do të mbizotërojë në punë.

Luani

Duhet ti jepni një drejtim marrëdhënies tuaj. Beqarët duket se po shijojnë në mënyrën më të mirë këtë status. Shëndeti është më së miri. Financat kërkojnë më shumë vëmendje pasi mund të keni ndonjë të papritur.

Virgjëresha

Sot jeni në humor të mirë dhe do i besoni plotësisht partnerit. Beqarët janë më të qetë dhe do të kenë guximin të tregojnë veten e tyre. Shëndeti është shumë mirë dhe ju jeni plotë energji gjë e cila do të reflektohet edhe në punë.

Peshorja

Dita do të jetë mjaft e ngarkuar, ju jeni duke ndjekur kohën që të mos kaloni shumë momente me partnerin tuaj. Beqarët nuk kanë kohë për  dashurinë sot. Në punë duket se po kaloni një kohë disi të vështir. Asnjë gjë nuk shkon siç mund ta kishit planifikuar.

Akrepi

Sot ata që janë në një marrëdhënie do të ndihen mirë me partnerin e tyre dhe do të ndiheni jashtëzakonisht mirë së bashku. Beqarët do të kenë mundësi pafund. Shfrytëzoni kreativitetin tuaj që të keni rezultate edhe më të mira në punë.

Shigjetari

Ju jeni me fat sot pasi partneri juaj do ju mbushë ditën plotë gëzim. Beqarët duhet të dinë që asnjë gjë nuk ndodh rastësisht. Nëse punoni në arsim, sot mund të prisni një lajm të mirë për karrierën tuaj.

Bricjapi

Ju mund të prisni një ditë të përsosur nën ndikimin pozitive nga partneri juaj. Beqare  Sugjerohet të qëndrojnë pasiv sepse nuk është koha juaj më e mirë. Keni plotë ide të shkëlqyera në mëndje prandaj shfrytëzoni sa më shumë në punë.

Ujori

Tregohuni disi më të matur me partnerin. Beqarët duhet të presin momentin e duhur. Shëndeti dhe karriera është ashtu siç ju e dëshironit.

Peshqit

Sot do të mbizotërojë dashuria e pa fundme tek çiftet. Beqarët do të bëhen nostalgjik dhe mund ti rikthehen një dashurie të vjetër. Shëndeti nuk paraqitet siç duhet. Kujdesuni më shumë për të dhe për personat e pa dëshiruar në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Pse SHBA është kundër “pasaportës së vaksinimit” 0 4

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.