Hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (EMRAT) 0 36

Në Presidencë, është duke u hedhur në këto momente shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimëve në Drejtësi.

– Nga Gjykata Kushtetuese marrin pjesë 4 emra: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha. Me hedhjen e shortit janë hapur goglat dhe dy anëtarët e rinj të KED nga radhët e Kushtetueses janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.

– Ndërkohë, anëtar zëvendësues nga radhët po të Gjykatës Kushteteuse është zgjedhur Fiona Papajorgji.

-Nga Gjykata e Lartë për një vend në KED kanë marrë pjesë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Fitues me shortin e goglave është shpallur Ervin Pupe, ndërsa anëtar zëvendësues nga radhët e Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ilir Panda.

– Nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme është shpallur fitues përmes shortit, si anëtar i KED për vitin 2021, prokurori Adnan Xholi. Kurse si anëtar zëvendësues është shpallur Kujtim Luli.

– Përmes shortit që po hidhet aktualisht në Presidencë dhe në transmetim të drejtpërdrejtë, anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykatat e Apelit, janë zgjedhur: gjyqtari Astrit Kalaja dhe gjyqtarja Elona Toro. Anëtar zëvendësues, përfaqësues i Gjykatave të Apelit është zgjedhur: gjyqtarja Zegjine Sollaku.

– Dy prokurorë përfaqësues të Gjykatave të Apelit, si anëtar të KED, janë zgjedhur: prokurori Gjon Fusha dhe prokurori Genti Xholi. Anëtar i zëvendësues i zyrave të Prokuorrit pranë Gjykatave të Apelit është zgjedhur: prokurori Kleanth Zeka.

Anëtarët e zgjedhur në shortin e sotëm do të marrin detyrën më datë 1 janar 2021 dhe do të jenë trupa e re e KED.

Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çfarë ndodhi?! Einxhel Shkira “shpërthen”: Burrat shqiptarë janë fodulla, injorantë…[FOTO] 0 9

Moderatorja Einxhel Shkira shpesh herë vihet në fokus të mediave rozë për deklaratat e saj dhe per ‘sherret’ në të cilat përfshihet. Këtë herë Einxhel ka dhënë mendimin e saj në lidhje me mënyrën se si dashurojnë meshkujt. Në rrjetet sociale ajo ka shkruar se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit “burrë”, duke shtuar se “këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët”.

“Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës.Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”– shkruan ajo.

xg.png

Sërish shifra të larta nga COVID-19, 879 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit 0 5

Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin më të fundit të COVID-19 në Shqipëri. Vihet re se në 24 orët e fundit ka një rritje testimesh, thuajse dyfish, pasi dje u kryen 1 mijë e 918 kurse sot plot 3 mijë e 605.

Për pasojë edhe raste e reja janë rritur ndjeshëm, pasi sot sot ka 879 të infektuar. Ndërkohë viktimat qëndrojnë thuajse në të njëjtin nivel, pasi 8 pacientë humbën jetën.

Tirana vijon të mbajë kryesimin e rasteve, me 142 ndjekur nga Elbasani me 66 dhe Durrësi 56. Lajmi i mirë është se 589 qytetarë kanë fituar betejën me virusin në 24 orët e fundit.

 

NJOFIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himar, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (26 Janar 2021)
Raste të reja ditore 879
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 284
Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3605

 

Testime totale 340,321
Raste pozitive 73,691
Raste të shëruara 44,880
Raste Aktive 27,479
Humbje jete 1332

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16040
Fier 2072
Durrës 1499
Shkodër 1369
Elbasan 1226
Vlorë 1090
Lezhë 990
Korçë 899
Berat 890
Gjirokastër 532
Dibër 452
Kukës 420