Helikopteri i NASA-s i mbijeton natës së parë të acartë në Mars 0 14

Helikopteri Ingenuity mbijetoi natën e parë në sipërfaqen e ftohtë të Marsit, një moment i rëndësishëm në udhëtimin e “rotorcraft” përpara fluturimit historik.

Krateri Jezero, një shtrat i lashtë liqeni në Mars dhe vendi aktual i roverit të Perseverance dhe helikopterit Ingenuity, mund të ulet në temperatura deri -55 gradë Celsius.

Helikopteri u shkëput përfundimisht më 3 prill nga barku i roverit të “Këmbëngulja”, ku ishte vendosur para se roveri të nisej nga Toka në muajin korrik.

Fluturimi, i cili mund të ndodhë më shpejt sesa ishte planifikuar më 11 prill, do të jetë i pari i mundësuar, i kontrolluar në një planet tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Dështon ‘’Super League’’, pas ‘revoltës’ ndërkombëtare dorëhiqen 6 ‘gjigandët’ e Anglisë 0 6

Ideja e një ‘’Super League’’ në Europë duket se ka zgjatur vetëm 3 ditë. Pas revoltës mediatike dhe ndërkombëtare të figurave të shquara të futbollit, tifozëve apo ekipeve të  cilat u lanë jashtë kompeticionit, 6 klubet e mëdha të Anglisë kanë dhënë dorëheqjen nga kompeticioni.

Në Angli pati më shumë frustrim për këtë kompeticion, dhe Chelsea, Totenham, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City duket se kanë bërë një hap pas.

Ndërkohë janë dhe 6 ekipe ende që kanë nënshkruar kontratën për ‘’Super League’’, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus nuk kanë dhënë ende asnjë shenjë dorëheqjeje.