
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur kushtet për mbajtjen e provimeve në salla pas dritës jeshile që dha sot Komitetit Teknik i Ekspertëve.
Ministrja, Evis Kushi bëri të ditur se disa nga kushtet kryesore janë që në sallë të mos ketë më shumë se 15 studentë, kohëzgjatja e provimit të mos jetë më shumë se sa 1 orë dhe të mbahen maska.
“Çdo universitet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar për studentët dhe pedagogët”, deklaroi znj. Kushi.
Provimi mund të zhvillohet në auditor në kushtet specifike kur provimi nuk mund të zhvillohet online.
Nga ana tjetër ministrja tha se studentët që nuk duan apo që nuk kanë mundësi të marrin pjesë në këtë sezon provimesh, nuk duhet të paralizohen.
Znj. Kushi u kërkoi universiteteve që të shohin edhe mundësinë e një sezoni shtesë për ata studentë që nuk do kenë mundësi të marrin pjesë në provimet e këtij sezoni.
Pak ditë më parë, Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha i drejtoi një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve që të lejohej zhvillimi i provimeve në autoritare për disa lëndë specifike.
Nisur nga situata e pandemisë, mësimi në universitete gjatë këtij viti shkollor është mbajtur vetëm online./euronews