Habit Shqipja! Pasi u kap KEQ me autoren e ‘Për’Puthen’, tani ka këtë mesazh për Olsën 0 89

Pas përjashtimit nga ‘Përputhen’, Shqipja ‘ka shkaktuar tërmet’ jo pak herë, duke publikuar foto dhe duke bërë deklarata në lidhje me konkurentët e tjerë të formatit.

Shqipja e ka mbajtur fjalën dhe ka publikuar një regjistrim të autores së “Përputhen”, në rrjete sociale. Në audion e publikuar dëgjohet autorja duke folur me Erjon Gecën (një tjetër ish-konkurrent).

“Ti e di shumë mirë që aty brenda është show”, shprehet autorja e “Përputhen”.

“Bravo Olsa ke folur të vërtetën, tani fute Anën të thotë historinë e saj të dhimbshme”, ka shkruar Shqipja me ironi krahas postimit.

tag.jpg

Atmosfera festive duket se ka ndikuar te ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj e cila e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka bërë deklaratën që askush nuk e priste.

Kujt do i uroje një mesazh të ndjerë për Vitin e Ri, ishte pyetja e moderatores Bieta Sulo dhe emrin që Shqipja dha ishte i papritur! Nuk ishte asnjë nga konkurrentët, por autorja e programit Olsa Muhameti!

Sulmet dhe akuzat që ka bërë, Shqipja tha se nuk i ka pasur kurrsesi për autoren, përkundrazi ndaj saj është mirënjohëse! Prandaj, ajo tha se zgjodhi Olsën për t’ i treguar se nuk ka asgjë personale me të, por me konkurrentët.

Madje shkoi edhe më tej se do e pinte dhe një kafe me Olsën,si për të treguar se raporti mes tyre është “ok” dhe se të njëjtën gjë beson se e mendon dhe vetë Olsa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.