Habit këngëtari i famshëm shqiptar: ‘Do të puthja në buzë Ledri Vulën’ 0 50

Këngëtari i njohur Genc Salihu ishte i ftuar puntatën e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca.

Në sfidën “Ndaje ose pije” Gencit iu bë kjo pyetje: “Roli juaj në filmin “Martesa”, ku jeni puthur në buzë me një mashkull është komentuar shumë në media. Por ne sot në “Shiko Kush LUAN” duam të dime emrin e një mashkulli tjetër VIP shqiptar që do ripërsërisje një puthje në buzë në një tjetër rol kinematografik dhe emrin e vajzës VIP shqiptare që do doje të luaje një skenë erotike. Ndaj me ne sonte dy emra ose pije!”

Saliu vendosi të jepte një përgjigjej dhe jo të pinte dhe mashkulli VIP shqiptar që ai zgjodhi për të puthur në buzë ishte reperi I njohur Ledri Vula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 7

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.