Gruaja e gjeti në motel me këngëtaren shqiptare, detaje të reja nga vrasja e Albert Krasniqit 0 102

Detajet e reja për ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme shqiptarët, duket se nuk po i vjen fundi.

Marrëdhënia e viktimës me gruan e tij, ish-missin Besa Gashi ka qenë disa herë në prag ndarjeje për shkak të dhunës që AlbertKrasniqi ka ushtruar ndaj saj, por edhe tradhtia.

Problemet mes tyre kishin nisur më herët, madje ata kanë tentuar të ndahen edhe herë të tjera, por divorci nuk është finalizuar. Sipas mediave kosovare, në vitin 2010 është përfolur se Krasniqi e kishte tradhtuar Besën me një këngëtare.

Në atë kohë u tha se ish-Missi e ka gjetur bashkëshortin me këngëtaren në motele dhe në pozicione intime. Mirëpo, pavarësisht situatës, duket se Besa zgjedhur për të shpëtuar martesën e tyre duke vazhduar deri para një jave se të ndodhte krimi i rëndë në familjen Krasniqi.//Albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.