Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë deri më 30 nëntor 0 45

Qeveria greke ka ri shtyrë deri në datën 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë,Maqedoninë e Veriut,Turqinë dhe Kosovën.

Sipas njoftimit të qeverisë greke,deri në datën 30 mbetet në fuqi memorandumi që lejon kalimin në kufi vetëm personat me leje qëndrimi në Greqi,ata që janë shtetas grekë,shoferët e  kamionëve të transportit,diplomatët,ambulancat,mjetet e EULEX,si dhe punonjësit sezonalë që hyjnë në vend për të punësuar në sektorin e bujqësisë.

Ndalohet hyrja në Greqi për qëllime turistike.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ Covid-19, të bërë jo më shpejtë se 72 orë nga hyrja në vend,të kenë të plotësuar formularin pfl jo më vonë se 24 orë nga hyrja në vend.

Të gjithë udhëtarët nga këto vende do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë në banesat e tyre.

Tashmë edhe për të udhëtuar drejt këtyre vendeve,do të duhet plotësuar formulari pfl.

Po ashtu,masa kufizuese janë vendos edhe për furgonat në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 2 persona veç shoferit dhe me detyrimin e mbajtjes se maskës,si dhe autoveturat,në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 1 person veç shoferit.

Përjashtim bëjnë rastet që udhëtarët janë të afërm të brezit të parë(familjarë)

Çdo rast i shkeljes së këtyre rregullave,do të gjobitet me 300 euro për çdo person,ndërsa bizneset  me 500 euro.

Sipas qarkores së dërguar në pikat kufitare të vendit,shoferët e kamionëve duhet të udhëtojnë të vetëm në kabinën kamionit./T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WOW! Ylli botëror shkëlqen e veshur nga stilisti shqiptar! 0 5

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti ka veshur modelen e njohur amerikane, Chrissy Teigen.

Bukuroshja ka marrë pjesë në “Global Citizen Vax: Koncerti për të ribashkuar botën”, e veshur me një fustan të stiluar nga ai.

Chrissy ka marrë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, me fustanin në ngjyrë portokalli dhe material saten. Ajo shoqërohej nga vajza e saj Luna.

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit” 0 6

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

 

 

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.