Greqia shtyn masat kufizuese, kufiri me Shqipërinë vijon i mbyllur deri më 21 janar 0 24

Greqia e frikësuar nga festat që mund të sjellin rritje të rasteve të COVID-19 ka shtyrë masat kufizuese me vendet e tjera.

Në vendimin më të ri, deri më 21 janar do të mbeten në fuqi masat kufizuese të hyrjeve të qytetarëve nga ccdo vendi, qoftë ai i BE ose jo.null

Kjo vlen edhe për Shqipërinë, kufirin me të cilën Shqipëria do e ketë të mbyllur deri më 21 janar. Drejt Greqisë nga Shqipëria lejohen të udhëtojnë vetëm një sërë kategorish qytetarësh me test PCR negativ dhe aplikim PFL, teksa në momentin që hyjnë në tokën greke duhet të bëjnë edhe një karantinë 7-ditore.

Ndërkohë që udhëtimi nga Greqia drejt Shqipërisë nuk ka asnjë kufizim.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.