Greqia forcon masat në fundjavë, në tre rajone rikthehet shtetrrethimi në orën 18:00 0 39

Autoritetet greke vendosin të forcojnë masat kufizuese të paktën në tre rajone ku niveli i të infektuarve me COVID- 19 ka regjistruar rritje dramatike, të cilësuara zona të kuqe.

Gjatë fundjavës rikthehet një shtetrrethim më strikt duke nisur nga ora 18 e pasdites dhe jo në 21 sikundër ishte deri më tani.

Zëvendës, Ministri i Mbrojtjes Civile tha se duke nisur nga e shtuna e 6 shkurtit dyqanet e vetme që do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavave në Atikë, Selanik dhe Kalkidhiki do të jenë supermarketet, dyqane ushqimore, furrat e bukës, pikat e karburantit dhe farmacitë, të cilat do të nisin aktivitetin nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 17:00.

Në këto rajone do të mbyllen edhe shkollat e mesme dhe mësimi vijon online.

Ndërsa shkollat fillore do të vijojnë mësimi në klasa.

Gjatë ditëve të javës, dyqanet me pakicë dhe sallonet e bukurisë do të vazhdojnë të funksionojnë si më parë, duke u mbyllur në orën 20:00, por blerjet do të kthehen në formën online. Masat do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 shkurt.

Numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në rreth 6000 dhe numri i të intubuarëve vazhdon të mbetet në mbi 250.

Greqia deri më tani ka administruar më shumë se 360,000 vaksina, duke mbuluar pak më shumë se 3% të popullsisë.

Shteti fqinj i bashkohet të tjera shteteve evropiane duke vendosur që vaksina e AstraZeenca të përdoret vetëm për grupmoshën 18- 64 vjeç./euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Pse SHBA është kundër “pasaportës së vaksinimit” 0 4

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.