Greqia akuzon Turqinë se po tenton të “provokojë” përshkallëzim të situatës në Egje 0 17

Të premten, Greqi e akuzoi Turqinë se po dëshiron të “provokojë përshkallëzim të situatës” në Detin Egje, përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës joligjore që po u jep migrantëve.

“Mëngjesin e sotëm, Rojet bregdetare greke kanë raportuar për një sërë incidentesh me Rojet bregdetare turke, të cilat kanë shoqëruar anijet me migrantë deri te kufiri me Evropën, në përpjekje për të provokuar përshkallëzim me Greqinë”, tha Ministria e Migracionit e Greqisë në një njoftim për media, transmeton AFP.

Rojet bregdetare greke më herët njoftuan se një nga anijet e tyre në afërsi të ishullit Lesbos ishte “ngacmuar” nga një anije turke, e cila, sipas autoriteteve greke, ishte përfshirë në “manovra të rrezikshme”.

Greqia publikoi një video ku shihej një anije e marinës turke, që kalonte me shpejtësi pranë një anijeje greke, duke shkaktuar dallgë të mëdha.

Rojet bregdetare greke thanë se edhe dy incidente të tjera janë regjistruar, ku anijet e kontrollit të Turqisë, pretendohet se kanë tentuar që të ndihmojnë migrantët që të hyjnë në ujërat greke.

Në një prej incidenteve të pretenduara, Greqia tha se dy anije të marinës së Turqisë, tentuan “të shtynin” një anije me migrantë në ujërat greke.

Athina ka paralajmëruar Ankaranë që të bëjë patrulla më të kujdesshme, në mënyrë që të mos lejojë qindra migrantë dhe azilkërkues të nisen drejt Evropës.

Po ashtu, Greqia vazhdimisht ka kërkuar nga Turqia që të pranojë 1.500 azilkërkues të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet greke.

Javën e kaluar, gjatë një vizite në Lesbos, Komisionerja për punë të brendshme i Bashkimit Evropian, Ylva Johansson i bëri thirrje Turqisë që “urgjentisht” të riniste pranimin e migrantëve nga Greqia./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.