Golat e Mbappé e një super Neymar: tani Psg beson vërtetë tek Champions 0 16

Parisi tani mund të ëndërrojë. Revanshi i finales së vitit të kaluar u konsumua me mjete jo të përshtatshme për futbollin e Pochettino, por të shkosh përpara në Champions League vlen më shumë se çdo koherencë taktike. PSG u desh të përballonte me invazionin e parashikueshëm bavarez dhe e bëri këtë duke përdorur një armë që demonstron se sa të pakufishme janë potencialet teknike të një skuadre që tani ka mundësinë e shkëlqyer për të marrë në shtëpi atë kupë që i shpëtoi një vit më parë vetëm për nga goli i Coman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Goditja e fundit, largohen nga ‘’Super League’’ Milan dhe Atletico Madrid, ngelen vetëm 3 klube 0 21

Atletico Madrid dhe Milan largohen përfundimisht nga ‘’Super League’’. Ato kanë ndjekur shembullin e 6 klubeve të tjera angleze dhe të Interit pak më parë.

Ndërkohë pjesë e projektit kanë ngelur ende Real Madrid, Juventus dhe Barcelona. Ndërkohë Presidenti i Juventusit, Andrea Angelli ka deklaruar se ky projekt nuk mund të vijojë më.

Këmbëngulës mbetet vetëm presidenti i madrilenëve, Florentino Perez i cili theksoi se marrëveshja e klubeve nuk mund të thyhej lehtë, ndërsa Barcelona ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Formacionet zyrtare: Reali në kërkim të tri pikëve ndaj Cadizit 0 16

Real Madridi është mysafir i Cadizit në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga që zhvillohet në Estadio Ramon de Carranza.

Los Blancos e humbën mundësinë për t’iu afruar më shumë Atletico Madridit pas barazimit ndaj Getafes dhe tash qëndrojnë tri pikë prapa.

Cadizi mban vendin e 13-të në tabelë me 36 pikë, nëntë pikë larg zonës së rrezikut.