Gjobë nëse nuk siguron makinën/ Ligji i ri, gjoba hyn në fuqi automatikisht 30 ditë pas skadimit të sigurimit 0 25

Drejtuesit e mjeteve që nuk rinovojnë siguracioni e makinave brenda 30 ditëve do të gjobiten automatikisht. Drafti me ndërhyrjet në kodin rrugor ku përfshihet edhe ky ndryshim ka mbërritur tashmë në Kuvend dhe do të nisë së shpejti shqyrtimin edhe në Komisionet Parlamentare.

10 mijë deri në 40 mijë lekë është gjoba për drejtuesit që nuk paguajnë në kohë policën e sigurimit, teksa risia që propozohet edhe ndëshkimi në mënyrë automatike, një kërkesë e hershme kjo e shoqërive të Sigurimit.

Kjo do të bëhet përmes Qendrës së Informacionit e cila njofton menjëherë organet për regjistrimin e mjeteve për zbatimin e gjobës, teksa rregullat dhe procedurat për vendosjen e saj do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndryshime të tjera në Kodin Rrugor kanë të bëjnë edhe me zgjatjen e afatit të vlefshmërisë për kontrollin teknik të mjeteve.

Sipas draftit, mjetet e reja në 3 vitet e para nuk do të kryejnë kolaudimin, mjetet e përdorura do ta kryejnë atë çdo 2 vjet nga çdo vit që ishte aktualisht, ndërsa taksitë, ambulancat dhe autobusët do të bëjnë kolaudimin një herë në vit, nga çdo 6 muaj që parashikonte ligji aktual.

Ndërhyrjet në Kodin Rrugor parashikojnë ashpërsim të masave për shkeljet nga drejtuesit e mjeteve që ngasin makinën nën efektin e alkoolit, përdorin celularin apo udhëtojnë mbi shpejtësinë e lejuar.
Propozimet përfshijnë përshkallëzim të gjobave e deri në heqje të lejes së drejtimit të mjeteve në rast përsëritje të shkeljeve të mësipërme.

Ndër të tjera, drafti parashikon rritje të gjobave edhe për mosvënie të rripit nga shoferi nga 5 mijë deri në 150 mijë lekë si dhe nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë në rast se nuk e ka vendosur pasagjeri.

Ashpërsim të masave propozohen edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë me makina të blinduara, që në rast mospajisje me autorizim gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë apo edhe konfiskim të mjetit.

Ndërhyrje parashikohen edhe në sistemin e pikëzimit të lejeve të drejtimit, pasi me humbjen totale të pikëve, mbajtësit i patentës duhet të ndjekë një kurs pranë autoshkollave të licencuara e më pas t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën 0 3

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur nga BIRN mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte. Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet.

Melisa njofton projektin e ri muzikor me një dedikim dhe fansat thonë njëzëri: Andi! 0 3

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kjo menjëherë ka sjellë reagime tek ndjekësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.