Gjimnasti me origjinë ruse shpall Shqipërinë kampione Europe 0 40

TIRANË– Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit rus i pajisur me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov. Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë “kalë me doreza”, duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik.

Pas Petrov, qëndron një tjetër shqiptar. Ai është stërvitur shqiptari Alon Hasa, i cili është president i klubit Sk Hradcani në Pragë si edhe zotëron një nga palestrat më të mira për gjimnastikë. Në përfundim të garës, Petrov ka shpjeguar edhe lidhjen e tij me Shqipërinë.null

“Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016, unë e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Unë nuk kam menduar për të ndjekur një karrierë si gjimnaste. Por ndërsa punoja si trajner, gjeta pak kohë të lirë, kështu që fillova përsëri stërvitjen dhe kuptova se isha akoma në gjendje të mirë. Dhe unë isha me fat sepse drejtori i palestrës ku unë punoja, Alon Hasa ishte shqiptar. Kështu filloi historia ime me Shqipërinë “, tha Matvei Petrov./NB/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U largua nga ”Përputhen” pas përplasjes me Arjanin, Meridiani nuk ndalet, hedh kunja: Ah sa i neveritshëm… 0 13

Përveç opinionistit Arjan Konomi, në emisionin e të dielës “Për’puthen Prime”, këtij programi dating iu bashkuan edhe dy opinionistë të rinj. Meridian Ramçaj dhe Fatma Haxhialiu u ulën në panelin tjetër të opinionistëve por gjatë puntatave të para nisën përplasjet.

Megjithëse nuk pamë asgjë në ekran, zëra brenda televizionit treguan se opinionisti Meridian Ramçaj pati përplasje me Arjan Konomin, gjë që solli edhe largimin e tij nga emisioni. Në vend të Meridianit erdhi gazetarja Elona Duro, ndërsa askush nga produksioni nuk foli për këtë lëvizje.

Mirëpo, Ramçaj diçka ka lënë të kuptohet me postimin e fundit në Instagram, ku ironizon Konomin për komentet e tij gjatë takimit të Atdheut dhe Melisës.

Më herët, Arjan Konomi u shpreh se takimi i çiftit iu duk i neveritshëm, mirëpo mbrëmjen e kaluar ata treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin, hapën zemrat dhe realizuan një prej takimeve më të bukura.

Meridiani ka ndarë në InstaStory pjesë nga takimi i Melisës dhe Atdheut të cilët gjithashtu i ka etiketuar, ndërsa shkruan me ironi fjalët e Konomit:

“Ah sa i neveritshëm je more Atdhe Xharavina nëpër takime! Kjo violina dhe trëndafili janë të neveritshme! Aspak kreativ apo romantik more djalë! Apo jo Melisa Lleshi?”- janë fjalët e tij që tregojnë hapur “sherrin” me Arjan Konomin.

-640-0-6009879f3f891.jpg

Punonjësit e Bashkisë Tiranë u ofrojnë një strehë personave në situatë rruge, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni 0 9

Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbimet sociale të Bashkia Tiranë ndihmojnë njerëzit në situatë rruge.

Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, ata kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge.

Kryebashkiaku Veliajt përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon punonjësit e terrenit për punën e palodhshme.

“Çdo mbrëmje të ftohte, skuadrat e Policisë Bashkiake dhe të Emergjencave të Bashkisë Tiranë shoqërojnë në ambientet e ngrohta të Qendrës Sociale Shkoze personat në situatë rruge. Ju falenderoj me zemër. Por, shumica vijnë nga qytete ku kanë familje që s’duhet t’i neglizhojnë, ju lutem!”, shkruan Veliaj në Twitter.

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

 

 

(BalkanWeb)