Gjeni i vërtetë, 9-vjeçari shqiptar me autizëm që flet 4 gjuhë të huaja dhe ka lexuar 100 libra 0 43

Jamarbër Hoxha fitoi çmimin si “Lexuesi më i mirë” në Panairin e Librit të këtij viti dhe jo më kot u vlerësua. Vogëlushi 9-vjeçar me autizëm ka lexuar deri më sot plot 100 libra.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Jamarbri i la të gjithë pa fjalë, duke treguar se di 4 gjuhë të huaja dhe se ka nisur të lexojë që kur ishte 15-muajsh. Kur është pyetur se cili është autori i tij i preferuar nga letërsia botërore ai zgjodhi Shekspirin dhe Ibsen, ndërsa nga letërsia shqipe Dritëro Agollin dhe Ali Podrimjan.

“Unë lexoj edhe histori, të cilat i shkruaj edhe vetë. Kam lexuar një libër shqiptar si ‘Kronikë në gurë’, më ka pëlqyer pak se kishte zhargone. Pyes mamin dhe babin kur nuk e kuptoj një fjalë. Kur isha 15 muajsh lexova ‘Rosaku i shëmtuar’ dhe kur shkova në shkollë kisha lexuar shumë libra. Unë lexoj ditë për ditë. Kam lexuar nga Shekspiri ‘Romeo dhe Zhuljetën’ dhe ‘Jul Çezarin’. Kam lexuar nga Ibseni ‘Shtëpi kukulle’. Autorët që kam lexuar më së shumti nga shqiptarët janë Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe mbaj mend disa poezi”, tregoi 9-vjeçari.

Ai tha se mëson vetë në shtëpi anglisht, frëngjisht, italisht e gjermanisht dhe se së shpejti do të niste edhe gjuhën indiane. Jamarbri tregoi se ai nuk është i apasionuar vetëm pas letërsisë, por edhe shkencave ekzakte dhe se dëshiron që të bëhet ekonomist në të ardhmen.

“Kam qejf të bëhem ekonomist se duhet të bësh matematikë që të jesh i mirë”, tha Jamarbri. /Albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jetesa në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e pranon: Po përjetojmë një situatë të tensionuar 0 16

Si rrallëherë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar se situata ushqimore në vendin e udhëhequr prej tij është e tensionuar.

Kështu të paktën ka deklaruar mediat shtetërore në Veri, ku thekson, se alarmi është dhënë duke pasur parasysh edhe ‘zinë e urisë’ që kaploi vendin në 1990, e situata ishte vërtetë alarmuese. Koreja e Veriut, vuan nga një mungesë sistematike e ushqimit, e në vitin e fundit, përshirë pandeminë dhe përmbytjet e shumta, situata është bërë akoma dhe më e vështirë.

Duke folur në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, sipas agjencisë zyrtare KCNA, Kim tha se ekonomia është përmirësuar këtë vit, me prodhimin industrial me 25% krahasim me vitin e kaluar.

“Situata ushqimore e njerëzve po tensionohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmtimit nga stuhitë e vitit të kaluar”, mësohet të ketë thënë Kim.

Heqja e kufizimeve nga BE, Manastirliu: Lajm i shumëpritur, shenjë që po shkojmë drejt normalitetit që dëshirojmë! 0 18

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë: