Gjejeni sa vjeç mbushi? Ronaldo ishte djali i ditëlindjes dhe mesazhi i tij për fansat ishte më domethënësi! 0 27

Futbollisti më i suksesshëm në botë, Cristiano Ronaldo, ka festuar ditën speciale të lindjes së tij në gjirin e ngrohtë familjar, pranë partneres Georgina dhe fëmijëve të tij.

Futbollisti ka mbushur 36 vjeç dhe në rrjete sociale nuk ka munguar një portret i bukur familjar, shoqëruar me një mesazh domethënës për të gjithë fansat.

Ronaldo i ka falenderuar të gjithë mbështetësit që kanë qenë krah tij gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, teksa shprehet se i vjen keq që s’do të jetë pranë tyre si futbollist edhe 20 të tjera.

Megjithatë, ai tregon se për sa kohë të jetë në fushë, do të japë maksimumin e tij, si shenjë vlerësimi për mbështetjen e madhe të fansave.

“36 vjeç, e pabesueshme! Ndihet sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë … Koha ikën! Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Manchester, nga Manchester në Madrid, nga Madrid në Turim, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës sime në botë … Unë kam dhënë gjithçka që kam mundur, nuk jam kursyer kurrë dhe gjithnjë jam përpjekur të jap versionin më të mirë të mundshëm timin. Në këmbim, ju më dhatë dashurinë dhe admirimin tuaj, praninë tuaj dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Dhe për këtë, unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj sa duhet. Nuk mund ta bëja pa ju. Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ju premtoj edhe 20 vjet të tjera për këtë. Por ajo që unë mund t’ju premtoj, është se për sa kohë që vazhdoj, ju kurrë nuk do të merrni më pak se 100% nga unë! Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për mesazhet dhe nismat tuaja të mira gjatë kësaj dite. Do të thotë shumë për mua dhe të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time.”- ka shkruan futbollisti.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 10

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱