Gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit!Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar 0 41

Tashmë nuk ka më asnjë pikë dyshimi se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar, sepse për këtë ka dhjetëra fakte. Përveçse janë parë duke veshur rrobat e njëri-tjetrit, Loredana dhe Mozzik janë fotografuar disa herë bashkë.

Dy herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Kosovë dhe së fundmi ka dalë një imazh i tyre nga Zvicra. Express ka publikuar një foto të tyre nga një qendër tregtare në Zvicër, e cila është realizuar nga një fans i dyshes.

Edhe para disa kohësh ata u panë bashkë sërish në një qendër tregtare në Gjermani dhe që aty nisën dyshimet për një ribashkim. Ndërkohë para disa javësh Loredana është shprehur gjatë një videoje live në Tik Tok: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të”.

Ndërkohë disa ditë më parë Loredana publikoi në Instagramin e saj një foto të Mozzik dhe menjeherë fansat e përkthyen si një konfirmim të ribashkimit të tyre./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 17

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 10

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg