Gjashtë këshilla si të shpëtoni nga depresioni i mëngjesit 0 12

Depresioni është problem serioz shëndetësor dhe është shumë e vështirë t’i bëni punët e përditshme.

Nëse në mëngjes nuk mund ta detyroni veten që të ngriheni nga shtrati, provoni më parë të uleni.

– Nga pozita e shtrirë kaloni në pozitën ulur dhe qëndroni ashtu disa minuta, pastaj ngrihuni.

– Kur uleni apo shtriheni mendoni për ushqimin dhe kafenë. Ato mund t’i keni vetëm nëse ngriheni nga shtrati, ndërkaq kjo mund të jetë motivim i shkëlqyeshëm për t’u aktivizuar.

– Nëse vuani nga mungesa e apetitit, fokusohuni në faktin që do të jeni në humor mjaft të mirë nëse hani çfarëdo qoftë – madje edhe një fetë buke mund t’ju ndihmojë.

– Kurdisni alarmin në telefon dhe lëreni larg nga krevati. Kjo do t’ju detyrojë që të ngriheni dhe ta ndërprisni. Pastaj vazhdoni të ecni dhe të përgatiteni për obligimet e dites.

– Rregulloni obligimet ditore. Bëni rutinën e mëngjesit dhe përmbajuni kësaj çdo ditë. Kjo do t’ju detyrojë të ngriheni shpejt nga shtrati.

– Nëse nuk ndiheni mjaft të fuqishëm që të gjitha këto t’i bëni vetë, kërkoni ndihmë. Përpiquni të bisedoni me prindërit, me partnerin, apo me personin me të cilin jetoni. Gjeni dikë i cili do të pijë kafe me ju para se të shkoni në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Michelle Obama, gruaja më me ndikim e Shekullin 21 0 10

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michelle Obama, do t’i bashkohet së shpejti Hollit Kombëtar të Famës të Grave, institucion i dedikuar për të nderuar dhe festuar arritjet e grave të shquara amerikane. Në këtë Holl do të përfshihen edhe 8 gra të tjera si: ish-adminitratorja e PepsiCo Indra Nooyi, ikona e futbollit Mia Hamm dhe matematicienen e NASA-s Katherine Johnson, e cila humbi jetën vitin e kaluar.

Holli Kombëtar i Famës i Grave ka emëruar anëtarët e saj për vitin 2021 e cila do të nisë aktivitetet më 2 Tetor. Në listë përfshihet edhe autorja e librave Octavia Butler, e cila humbi jetën në 2006, Rebecca Halstead, e cila kishte një karrierë gati 30-vjeçare në ushtrinë amerikane, e të tjera Gra që kanë dhënë kontributin e tyre në jetën publike në Amerikë.

“Michelle Obama është shfaqur si një nga gratë më me ndikim të shekullit 21,” citohej në faqen e internetit te Hollit Kombëtar të Famës të Gruas. Ndërkohë që ky institucion ka bërë me dije se janë marrë edhe masat rigoroze kundër Covid-19.

Fletët e votimit/ Kreu i KQZ: Përfundon printimi dhe paketimi për 6 qarqe, mbërrijnë sot në Shqipëri 0 10

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi  ka lajmëruar se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe.

Ai thotë se saktësisht sot vijnë fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Priten fletët e votimit edhe për 6 qarqet e tjera në të cilat do të votojnë më 25 prill qytetarët e Shqipërisë.

STATUSI NGA ILIRJAN CELIBASHI

📌Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.