Gazi lotsjellës në protestë, nisin shoqërimet e para 0 40

Policia ka përdorur ujin dhe gazin lotsjellës për të larguar protestuesit që u grumbulluan këtë mbrëmje përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Përdorimi i gazit dhe ujit ka bërë të mundur shpërndarjen dhe largimin e protestuesve nga zona. Raportohet se pas përdorimit të gazit lotsjellës, protestuesit janë ndarë në dy grupe.  Një pjesë e tyre janë larguar në drejtim të pallateve “Agimi”, ku policia ka ndjekur dhe shoqëruar disa prej tyre.

Protestuesit kanë kërkuar sot largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, në një kohë kur protesta nisi në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune nga ana e protestuesve. /Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.