
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pyetur nga gazetari Bejdo Malo në lidhje me kabinetin e mundshëm të Lulzim Bashës kur ai të vijë në pushtet.
Duke i listuar qeverinë hije të opozitës, gazetari kërkon nga Mediu një opinion mbi emrat e përmendur. Ky i fundit zgjedh të mos komentojë emrat e përveçëm por thekson se koalicioni opozitar i ka të gjitha kapacitetet dhe vlerat për ndërtimin e një qeverie në shërbim të qytetarëve që mund të risjellë zhvillim socio-ekonomik.
Pjesë nga biseda:
Bejdo Malaj: Kam një qeveri hije të Lulzim Bashës po ta lexoj dhe dua mendimin tënd.
Kryeministër: Lulzim Basha
Zv. kryeministre dhe ministre e Jashtme: Monika Kryemadhi
Ministri i Brendshëm: Tomorr Alizoti
Ministri i Shëndetësisë: Petrit Vasili
Ministre e Finanacave: Jorida Tabaku
Ministër i Drejtësisë: Gazmend Bardhi
Ministër i Ekonomisë: Edmond Spaho
Ministre e Integrimit: Klajda Gjoshaj
Ministri i Mbrojtjes: Flamur Hoxha
Ministri i Arsimit: Mark Marku
Ministër i Mjedisit: Fatmir Mediu
Ministër i Bujqsisë: Agron Duka
Ministër i Turizmit: Ferdinant Xhaferri
Ministre e Kulturës: Flutura Açka
Fatmir Mediu: Jo s’kam asnjë koment, e paske shkarkuar ia ke hequr spaletat Bashës.
Bejdo Malaj: Pse ja kam hequr spaletat Bashës kur ja kam vënë, është një kabinet që e tremb Ramën.