Fustani i nusërisë i princeshës Diana në ekspozitë pas 25 vitesh 0 16

Fustani i nusërisë i Princeshës Diana rishfaqet pas 25 vitesh.

Veshja ikonike prej mëndafshi, e shenjuar në imagjinatën kolektive të viteve 1980, u dhurua nga fëmijët e Lady D, Princat William dhe Harry, për të qenë pjesë e një ekspozite të re, e vendosur në Pallatin Kensington, restaurimi i të cilit përfundoi së fundmi, raportoi media britanike.

“Royal Style in Making” (Krijimi i stilit mbretëror) është titulli i ekspozitës që do të përurohet më 3 qershor, qëllimi i së cilës është pikërisht të eksplorojë marrëdhëniet e ngushta dhe intime që krijohen midis një krijuesi të modës dhe një prej klientëve të tij, që është anëtar i familjes mbretërore.

Në këtë sfond, disa nga krijimet më domethënëse do të ekspozohen për të gjetur një rrugë që mund të kulmojë vetëm me veshjen e dasmës së Dianës, me joshjen e saj dhe historinë e saj, të krijuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, për ditën e martesës së Lady Diana Spencer me Princi Charles më 29 korrik 1981.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artan Hoxha “plas bombën”: Në Shqipëri fshihet bosi i mafies turke, ish-mbështetës i Erdogan. 0 7

Gazetari i kronikës ka treguar detaje të pathëna më parë lidhur me Sedat Peker, i cilësuar si bosi i mafies turke.

Hoxha tha se ai ka qenë mbështetës i Erdogan, por në 2018 marrëdhëniet e tyre u prishën dhe filloi kërkimi policor ndaj tij.

Gazetari tregoi në “Opinion” se ky personazh është shumë i pasur dhe lëviz me eskortë.

bulent yildirim1
Peker është personi pa mjekër

“Është fshehur në disa vende të rajonit, ndërsa në Maqedoni ka përdorur pasaportë false, ndaj në TIMS nuk rezulton të ketë hyrë në vendin tonë”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Sedat Peker është cilësuar si një nga bosët më të mëdhenj të mafies turke që kërkohet në Shqipëri. Ka qenë në burg nga 2004-2014. Ka kryer 10 nga 15 vjet. Në 2015 ka drejtuar një organizatë që ka një aktivitet të shtrirë në Turqi, vrasje, rrëmbime, gjoba. Në 2015 është parë në takim me Erdogan. I kam siguruar ato foto. 2015-2018 ka qenë mbështetës i Erdoganit, me qendrime publike, me statuse në facebook. Ka 1.6 milionë ndjekës aty, ka shumë në Instagram dhe tëitter, është shumë i mediatizuar. Pas 2018 ka pasur përplasje publike me Erdogan dhe ka filluar operacioni i policisë turke. U kapën 49 anëtarë të grupit ët tij, por jo ky. Kan qendruar në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Në Prizren ka hapur biznes. Ka takuar kryetarët e pakicave turke në Maqedoni dhe Kosovë. Është një bos që fshihet mbas nacionalizmit. Në Maqedoni është arrestuar në fillim të këtij viti se kishte kaluar lejen e qendrimit 90 ditë e kanë çuar në Kosovë dhe jo në Turqi. Ministria ka thënë se ai nuk ka pasaportë kosovare, por ka leje qendrimi sepse ka biznes atje. Në 20 janar ka hyrë këtu. Lëviz me eskortë, e kam parë në Vlorë me 5 makina. Ky ka lëvizur në Vlorë, në shkurt. Sot kërkova që nëse ka në TIMS dhe rezulton që nuk ka hyrë. Më rezulton që në Maqedoni ka marrë pasaportë me identitet fals në Maqedoni. Me atë pasaportë të ketë hyrë këtu dhe të ketë ikur në Mal të Zi.

Screenshot 21 2

Screenshot 20 3

Euro zbret në nivelin më të ulët të këtij viti në tregun vendas, ja shkaqet 0 6

Monedha e përbashkët prej ditësh është në tendencë rënëse në tregun e brendshëm, ndërsa gjatë ditës së sotme ka zbritur në nivelin më të ulët të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 122.92 lekë, nga 123.01 të premten e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët euros i këtij viti dhe në kuota të ngjashme me fundin e vitit të kaluar përpara festave të fundvitit.

Euro ka qenë e nënçuar në tregun vendas, ndonëse në bursat ndërkombëtare ajo është në rritje që prej muajit prill, duke u këmbyer me 1.22 dollarë, niveli më i lartë që nga shkurti.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e monedhës së përbashkët në tregun vendas lidhet me faktorë të brendshëm, si oferta e lartë për euro dhe kërkesa e ulët për to. Ata pohojnë se euro pothuajse nuk tërhiqet fare. Ndërsa oferta vjen nga një gjallërim i turizmit në vend, por burimi më i lartë vijojnë të mbeten kanalet informale.

Në rënie në tregun e brendshëm ishte dhe dollari, që ka rënë me ritme më të larta sesa në bursa. Një dollar u këmbye gjatë ditës së sotme me 101.1 lekë, nga 101.89 lekë të premten e javës së kaluar, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Në bursat ndërkombëtare, euro ka qenë e qëndrueshme, pasi të dhënat treguan për një përmirësim të besimit të biznesit gjerman, ekonomia më e madhe e Europës. Ndërsa javën e kaluar, dollari ra në nivelin më të ulët që nga mesi i 2018-s, për shkak të dhënave më të dobëta sesa priteshin për ecurinë e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Monitor