Franceska Jace sqaron të vërtetën e makinës së djegur, zbulon me kë po i kalon pushimet në Brazil 0 18

Tre ditë më parë, makina tip “Range Rover” e Franceska Jaçes u përfshi nga flakët. Dyshohej se zjarri ishte vënë qëllimisht por modelja ka reaguar duke i hedhur poshtë këto spekulime.

Ajo e ka konsideruar këtë si një sulm ndaj imazhit të saj, ndërsa thekson se makina ka pësuar një defekt teknik.

“Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik. Se kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat kur ne e shohim që ngjarje të tilla sa vijnë dhe janë më të rralla në Shqipëri.

Por janë pseudogazetarët që përdorin profesionin e tyre për të vjellë vrer në imazhin tim dhe çdokujt për disa klikime janë të shumtë.”, shkruan ajo ndër të tjera. Krahas këtyre lajmeve, modelja vijon të shijojë pushimet në Brazil, ku dhe ka zbuluar dhe personin që e shoqëron.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I del krah Mevlanit, Ana Kauri thumbon keq Olën: ‘Super aktrim’ 0 6

NJavën e kalar në “Përputhen” u transmetua takimi i dytë mes Olës dhe Muratit. Si gjithmonë, takimi u komentua në studio, por komentet nuk ishin dhe aq të mira. Sipas Mevlanit, Ola po aktron dhe e ka zgjedhur Muratin në takime vetëm për ta ndarë nga Sindi.

“Mendoj për Olën se kjo është një super aktrim përsa i përket Muratit. Nuk mundesh të jesh kaq i afërt për dy takime, mbi të gjitha kur ti shpreh dhe pëlqime me djem tjerë, që do të dalësh me djem tjerë. Ja arrite ta ndaje nga Sindi. Tani besoj se javën tjetër e parkon aty nga rrjeshti i dytë edhe pastaj e ka në dorë kur t’i dojë”, u shpreh konkurrenti.


Mirëpo si duket të njëjtin mendim ka dhe Ana Kauri, e cila ka lënë një koment në faqen e programit.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri”, ka shkruar ajo, duke thumbuar kështu Olën.

Arsimi i përmendi lotët pas ndarjes, Ana Lleshi bën reagimin që s’pritej: I dashur mashkull… 0 5

Ana dhe Arsimi janë dy prej emrave më të përfolur të momentit. Ata të dy patën një lidhje të shkurtër bashkë, por tashmë pas ndarjes duket sikur i kanë shpallur luftë njëri tjetrit në rrjetet sociale.

Ana ka postuar disa foto me mesazhe që i drejtohen Arsimit dhe ai nga ana tjetër nuk ja ka lënë mangët duke e akuzuar herë pas here si një aktore që luan rolin.

Së fundmi ajo ka postuar në instagram sërish disa foto krahas së cilave ka një mesazh tjetër për ish partnerin.

“I dashur mashkull një femër e fortë i përdor lotët si shkëlqyes buzësh.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre, por sipas Prive, thuhet se ata të dy patën një zënkë në distancë gjatë kohës që Arsimi ishte në Zvicër.

sg.png