Francë, Castex: Do të na duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë 0 35

Ne do të na duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë, tha sot kryeministri francez, Jean Castex, ndërsa njoftoi se qeveria po punon për rregullat që duhet të zbatohen në vend deri në ardhjen e një vaksine kundër COVID-19.

“Përsa kohë që nuk kemi një vaksinë, ne duhet të japim perspektiva mbi rregullat e lojës”, deklaroi ai për të përditshmen “Le Monde”.

“Një gjë është e sigurt: grumbullimet festive, familjare, nuk do të mund të rinisin për një kohë të gjatë. Po kështu, baret dhe restorantet, të cilat janë gjithashtu pjesë e vendeve të infektimeve të larta, nuk do të jenë në gjendje të rihapen nga 1 dhjetori, ndryshe nga dyqanet e lodrave, për shembull”, shpjegon ai.

Të enjten, kryeministri vlerësoi se, nëse konfirmohet një prirje e lehtë në rënie në rastet e COVID-19, do të jetë i mundur lehtësimi i masave nga 1 dhjetori, duke kufizuar në mënyrë rigoroze në dyqanet dhe në bazë të një protokolli të përforcuar.//ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!