Franca lutet qe Mbappe të mos i lërë, tifozët e Real Madrid këshillojnë Perez 0 17

Kylian Mbappe dhuroi një shfaqe personale fantastike në “Camp Nou” duke vërtetuar edhe një here klasin e madh që zotëron, një talent i pastër i cili pritet të jetë pasuesi i dyesh së famshme, Messi-Ronaldo që për më shumë se një dekadë kanë pushtuar botën e futbollit. Mbappe mbetet gjithashtu lojtari më i lakuar në tregun e transferimeve, nga të paktën që mund të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë nëse vendos të largohet ose më i paguar në botë nëse pranon rinovimin me PSG. Në Francë dhe në Spanjë vijojnë ti kushtojnë faqen e parë sulmuesit, për sa kohë e ardhmja e tij nuk është e përcaktuar ende.

Lequipe“Mos na le”, ky është titulli i të përditshmes “L’Equipe”, që i bën thirrje Mbappe të qëndrojë tek PSG. Në Spanjë besojnë se Mbappe mund të transferohet në Madrid, e përditshmja “AS” i referon presidentit Perez kërkesën e tifozëve.

AsSipas një sondazhi 65% e të anketuar kërkojnë që presidenti i Real Madrid të blejë Kylian Mbappe. Ky duket një operacion i vështirë për shkak të borxheve që ka klubi por dhe pagës së lartë që kërkon lojtari. Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë të vlefshme me PSG deri në vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 13

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”