Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid 0 28

Ka bërë xhiron e rrjeteve fotoja ku shihet një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, teksa përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shefi  i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai ka shpjeguar edhe foton prekëse ku shihet duke përqafuar një të moshuar, teksa tha se pacientët po vuajn edhe nga virusi dhe nga izolimi.

“Ndërsa po hyj brenda njësisë time, unë pash që një pacient i moshuar po përpiqej të dalë nga dhoma dhe po qante. Kështu që, i afrohem dhe i them ‘pse po qan’ dhe burri thotë, ‘Unë dua të jem me gruan time’.  Kështu që, unë vetëm e kapa, e mbaj, e përqafova dhe nuk e dija se po fotografohesha në atë kohë,” ka shpejguar mjeku.

Ndër të tjera mjeku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në parandalimin e përhahapjes së koronavirusit, duke respektuar rregullat anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi ditor: 27 janar 2021 0 1

Dashi

Gjatë ditës së sotme do të ndjeni pak ankth dhe do të ndiheni të zhytur në dyshime dhe frikë. Mundohuni të relaksoheni. Në punë, krijoni hapësirë për projekte të reja vetëm nëse ato nuk janë shumë të shtrenjta.

Demi

Thjesht lereni gjithçka të lirë në dashuri. Këshilla është të mendosh vetëm për të tashmen dhe as për të kaluarën dhe as për të ardhmen. Në punë, shmangni marrjen e vendimeve të nxituara.

Binjakët

Sot do të jetë një ditë pozitive: pranoni të gjitha ftesat që do t’ju ofrohen pasi ato mund të fshehin surpriza të këndshme. Diçka ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj personale. Në punë mund të hakmerreni.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se sot dashuria do të nxitet dhe do të ketë shumë pasion në ajër. Nga ana tjetër, pengesat në punë do të jenë të pranishme.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se do të jetë një ditë disi e qetësuar: ndiheni të stresuar dhe nuk do të mund të duroni asgjë. Sa i përket punës, mund të gjeni zgjidhje deri në fund të muajit.

Virgjëresha

Sot do të keni disa dyshime në dashuri për shkak të Hënës disonante. Për sa i përket punës, përpiquni të bëni vetëm gjërat thelbësore, të shtyni çdo marrëveshje. Mundohuni të relaksoheni.

Peshorja

Horoskopi i Paul Fox specifikon që duhet të keni kujdes se çfarë thoni, edhe nëse e thoni me shaka, sepse dikush me të vërtetë mund t’a marrë seriozisht dhe të ofendohet. Në dashuri, ka ardhur koha të sqarohen, ndërsa në punë mund të lindin disa polemika.

Akrepi

Mundohuni të jeni më optimistë dhe t’i merrni gjërat më lehtë, madje edhe në dashuri, veçanërisht nëse sapo keni dalë nga një ndarje. Në punë, një projekt ka nevojë për një rishikim.

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë pozitive për ju, në të cilën mund të zgjidhni disa probleme edhe në dashuri. Në fushën profesionale, ka çështje që duhet të monitorohen më me kujdes.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se sot do të jetë një ditë nervoze prandaj përpiquni të jeni më pak të zemëruar, veçanërisht në dashuri. Edhe në punë, nervozizmi mund të ndihej.

Ujori

Dita e sotme me ndikime të mira në lidhje me dashurinë falë ndikimit të Mërkurit. Ka pak lodhje në punë, disa vonesa mund t’ju ​​bëjnë të ndiheni të pakët me frymë.

Peshqit

Nesër në dashuri është një ditë pozitive falë ndikimit të Hënës dhe Venusit, të cilat ju dhurojnë emocione të bukura. Kur bëhet fjalë për punë afatshkurtër, ju mund të dëshironi të bëni disa zgjedhje të rëndësishme.
/noa.al/

Çfarë ndodhi?! Einxhel Shkira “shpërthen”: Burrat shqiptarë janë fodulla, injorantë…[FOTO] 0 9

Moderatorja Einxhel Shkira shpesh herë vihet në fokus të mediave rozë për deklaratat e saj dhe per ‘sherret’ në të cilat përfshihet. Këtë herë Einxhel ka dhënë mendimin e saj në lidhje me mënyrën se si dashurojnë meshkujt. Në rrjetet sociale ajo ka shkruar se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit “burrë”, duke shtuar se “këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët”.

“Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës.Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”– shkruan ajo.

xg.png