FOTO/ I 35-ti në listën e PS, Halit Valteri thyen Kodin Zgjedhor, mbush Kamzën me postera 0 20

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Halit Valteri ka mbushur rrugët e qytetit të Kamzës me postera për të kërkuar një votë për emrin e tij, duke shkelur kështu kodin zgjedhor. Sipas këtij kodi që prej vitit 2017, posterat lejohen të vendosen vetëm 5 metra larg zyrës elektorale të kandidatit.

Valteri, deputet i opozitës parlamentare iu bashkua socialistëve më pak se një muaj më parë, në listën e të cilëve mban numrin 35 në qarkun e Tiranës. Objektivi i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës është jo më shumë se 20 mandate, por Valteri ka deklaruar se synon të thyejë herësin dhe të vijë në Kuvend me votat e tij.

Çfarë thotë Kodi Zgjedhor

Në pikën 2 të nenit 79 të Kodit Zgjedhor thuhet konkretisht se çdo material i përdorur për propagandë zgjedhore duhet të jetë i vendosur jo më larg se metra nga zyra zgjedhore e partisë politike.

“Gjatë fushatës zgjedhore përdorimi dhe afishimi i çdo materiali tjetër statik për propagandë zgjedhore, përfshirë flamujt dhe posterat, lejohet vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës”, thuhet në pikën 2.

Ndërkohë në pikën 5, përcaktohet edhe institucioni që duhet të garantojë zbatimin e përcaktimeve të bëra në këtë nen, që në këtë rast janë policia bashkiake si dhe ajo e shtetit.

“Policia Bashkiake dhe/ose Policia e Shtetit garantojnë zbatimin e përcaktimeve të bëra në këtë nen duke hequr menjëherë çdo material propagandues të subjekteve zgjedhore në vendet jashtë përcaktimeve të bëra në pikat 1 dhe 2 të këtij neni”.

//abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.