
Benjamin Boshani është i riu i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit.
Viktima mësohet se është qëlluar me 8 plumba. Ai ka qenë në makinën e tij kur i është bërë atentati.
Dyshohet se i riu ka pikasur atentatorët dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij por pa ia arritur qëllimit, pasi e kanë qëlluar me breshëri
Në kohën që makina ka dalë jashtë rruge dhe kanë qenë qytetarët më pas që kanë telefonuar policinë e Vlorës për mjetin dhe se brenda tij gjendej një person i pajetë.
Policia ka kryer veprimet paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.