Formula 1, shpërthen në flakë makina e pilotit francez 0 31

Ka qenë një nisje shokuese ajo e garës së Formula 1 për Gran Premio në Bahrein. Pas hapjes së semaforit të gjelbër, makina e Romain Grosjean shkon në krye të rreshtit e më pas përplaset pas mbrojtëseve duke shpërthyer në flakë. Piloti francez ka dalë nga mjeti dhe është dërguar me ambulancë në qendrën mjekësore.

Ndërkohë menjëherë u ngrit flamuri i kuq dhe të gjitha makinat janë kthyer në bosket e tyre.

Gjithçka ka ndodhur në xhirot e para, menjëherë pas nisjes. Makina Haas e Romain Grosjean duke mos gjetur hapësirë në të majtë është devijuar befas në të djathtë. Por pikërisht në atë moment është prekur nga pjesa e pasme e Alpha Tauri të drejtuar nga Daniil Kvyat, që e ndiqte. Makina e pilotit rus është gjetur befasisht në mes dhe ka maonovruar duke e spostuar Haas-in në mënyrë tangente. Mjeti i Grosjean është përplasur me murin mbrojtës që është ndarë në dy pjesë, ndërkohë që makina ka marr flakë. Fatmirësisht francezi ka arritur të dalë edhe falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë.

Përmes një njoftimi në tuiter skuadra bën me dije se Romain ka disa dëmtime të lehta në duar dhe kavilje, por është mirë. Ai do të çohet në spital për parë nëse ka fraktura./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Partia republikane realizon takimin ne njesine numer 7 0 9

Gjate pasdites se sotme anetare te partise Republikane u mblodhen ne takimin e organizuar prane njesine numer 7 ne qytetin e Tiranes.

Te pranishem ishin nder te tjere edhe Blendi Sulaj, Famela Sullaj, si dhe anetare te tjere.

Arsyeja e mbledhjes ishte organizimi i metejshem i puneve ne lidhje me zgjedhjet e muajit prill.

Ne takim moren pjese edhe anetare te forumit rinor te partise Republikane.

Pritet te shohim ne ditet ne vazhdim ecurine e organizimeve te bera nga partia Republikane./albaniareport.al

Ups! Selena Gomez e mërziti aq keq Malumën, saqë ai na e tregoi të gjithëve! 0 12

Duket se dikush e mërziti Malumën, dhe shumë po shikojnë drejt Selena Gomez.

Këtë të premte, këngëtarja 28-vjeçare u bëri fansave një dhuratë me kthimin e saj në muzikë. Dhe ata që buzëqeshën më shumë janë fansat latinë, pasi kënga e saj e re është në spanjisht: De una vez.

Fabula e këngës flet për dhënien fund një marrëdhënieje dhe në vetëm 25 orë klipi i kapërceu 15 milionë shikime.

Ndërsa “selenatorët” janë super të emocionuar nga ky projekt dhe po praktikojnë spanjishten(ata që s’dinë), një reagim i Malumës ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke na bërë të dyshojmë se i drejtohet këngëtares amerikane.

Vetëm pak orë pas lançimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Pse fansat mendojnë se kjo i referohet Selenës?

Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”-i shkruante një nga fansat kolumbianit. Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Sakaq, në vitin 2018, Maluma ka thënë në një intervistë për një media braziliane se kishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse statusi i “pretty boy, dirty boy” i adresohet Selenës, por për momentin kjo është teoria që po qarkullon në rrjet. A do kemi një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen? Kurrë nuk i dihet./iconstyle