Lionel Messi mban në ankth Barcelonën. Sulmuesi argjentinas po i nënshtrohet testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit në gjurin e majtë. Sipas mediave spanjolle, “Pleshti” ka një problem në tendina dhe si pasojë koha e rikuperimit mund të jetë e gjatë.
Nuk ka optimizëm edhe në klubin “blaugrana”, ndërsa pasi qëndroi jashtë në gjysmëfinalen kundër Sociedad, Messi pritet të humbasë edhe finalen e Superkupës.
(balkanweb)
Paul Pogba ka qenë dhe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Mesfushori francez nuk është më i lumtur në “Old Traford”, ky është një fakt i bërë publik nga agjenti i tij. Nëse COVID-19 nuk do të kishte pushtuar botën, Pogba me shumë mundësi do të ishte në një tjetër skuadër, mbase Real Madrid. Në kushtet e imponuara nga pandemia, shumë pak klube e kanë mundësinë të investojnë për një lojtarë si Pogba, pavarësisht këtij fakti, nga Anglia insistojnë se admiruesit për Pogba nuk mungojnë.
Sipas “Daily Star”, Maurico Pochettino i ka kërkuar drejtuesve të PSG një sforco ekonomike për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez. Pogba nuk është një emër i panjohur në Paris, edhe më herët është lakuar për një transferim në kryeqytetin francez, por me Pochettino në stol duket se Pogba është kthyer në prioritet.