Flisni me vete? Ekspertët thonë se kjo është një shenjë inteligjence 0 37

Mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin mendor është që të shkruhen gjërat për cilat jemi mirënjohës dhe më pas t’i thoni me zë të lartë para pasqyrës ato që keni shkruar. Kjo praktikë ju ndihmon të keni më shumë vetbesim dhe studimet thonë se njerëzit që flasin me veten janë më inteligjentë.

Edhe vetë psikologët i inkurajojnë njerëzit që t’i thonë vetes fjalë të mira herë pas here, pavarësisht situatës ku ndodhen. Sipas tyre kur i themi vetes fjalë pozitive mund t’i japim më shumë forcë e kurajo për të përballuar edhe problemet.

Gjithashtu ekspertët thonë se e folura me vete mund të jetë shenjë e një mendje të fortë dhe një personi intelektual. Nëse ndiheni kritikues apo negativë ndaj vetes e folura me veten mund t’ju ndihmojë të keni një perspektivë më të qartë të asaj që po ndodh./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jetesa në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e pranon: Po përjetojmë një situatë të tensionuar 0 16

Si rrallëherë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar se situata ushqimore në vendin e udhëhequr prej tij është e tensionuar.

Kështu të paktën ka deklaruar mediat shtetërore në Veri, ku thekson, se alarmi është dhënë duke pasur parasysh edhe ‘zinë e urisë’ që kaploi vendin në 1990, e situata ishte vërtetë alarmuese. Koreja e Veriut, vuan nga një mungesë sistematike e ushqimit, e në vitin e fundit, përshirë pandeminë dhe përmbytjet e shumta, situata është bërë akoma dhe më e vështirë.

Duke folur në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, sipas agjencisë zyrtare KCNA, Kim tha se ekonomia është përmirësuar këtë vit, me prodhimin industrial me 25% krahasim me vitin e kaluar.

“Situata ushqimore e njerëzve po tensionohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmtimit nga stuhitë e vitit të kaluar”, mësohet të ketë thënë Kim.

Heqja e kufizimeve nga BE, Manastirliu: Lajm i shumëpritur, shenjë që po shkojmë drejt normalitetit që dëshirojmë! 0 18

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë: