Finalja e Europa League do të luhet me tifozë, UEFA lejon 25% të kapacitetit të stadiumit 0 20

Finalja e Europa League do të luhet me tifozë pasi UEFA ka dhënë dritën jeshile. Ndeshja që do të luhet në ‘’Energa Stadium’’ të Gdanskut në Poloninë Veriore do të ketë 9 mijë e 500 tifozë.

Në fakt, kjo është vetëm 25% e stadiumit pasi në total kapaciteti është 43 mijë e 615.

Ende nuk është zyrtarizuar kush do të luajë në atë finale, por më e favorizuar është Manchester United që ka mposhtur në ndeshjen e parë 6-2 Romën, kurse tek sfida tjetër Villareal ka avantazhin 2-1 ndaj Arsenal, por duhet ta ruajë atë edhe në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ukrainë/ Çernobili nën kontroll, pas shqetësimeve për një riaktivizim 0 6

Zyrtarët ukrainas deklaruan se situata në termocentralin bërthamor të Çernobilit është e qëndrueshme, pas raportit nga një shkencëtar i cili tha se reagentët e ndarjes mund të digjeshin me sasinë e karburantit të uraniumit ”të varrosur” brenda një reaktori, 35 vjet pas katastrofës atje.

”Aktualisht, sensorët në të gjitha dhomat janë në një nivel të qëndrueshëm pa treguar shenja rritjeje”, tha administrata e ish-termocentralit.

Zyrtarët thanë se nuk kishte rrezik për një reagim zinxhir të copëtimit bërthamor të vetëqëndrueshëm.

Ata thanë se do të përdorej një zgjidhje e veçantë nëse do të kishte një rritje të dendësisë së fluksit të neutroneve.

Instituti për Problemet e Sigurisë së Centralit Bërthamor në Kiev tha se një rritje e reagimeve brenda mbetjeve të bërthamës së reaktorit ishte e pritshme, pasi një mbulesë e re mbrojtëse ishte instaluar në 2016.

Tërheqja e niveleve të ujit për shkak të avullimit mund të çojë gjithashtu në emisione më të larta të neutroneve.

Një program i veçantë monitorimi u zhvillua në 2016 por një ndërmarrje e drejtuar nga shteti që mbikëqyr ish-termocentralin nuk ka fonde të mjaftueshme për ta zbatuar atë.

Neil Hyatt, një kimist i materialeve bërthamore në Universitetin e Sheffieldit në Britaninë e Madhe, e krahasoi situatën me “thëngjijtë në një gropë me qymyr”.

Termocentrali i Çernobilit u shkatërrua nga një prej katastrofave më të mëdha bërthamore të historisë, duke çuar në mijëra vdekje dhe plagosje dhe ndotje radioaktive të përhapur.

Dhjetëra mijëra njerëz duhej të zhvendoseshin me forcë.

Sidoqoftë, qeveria është gjithnjë e më e etur të përdorë zonën e kufizuar për qëllime ekonomike dhe një termocentral diellor është ndërtuar në zonë.//ATSH

Instagram shton opsionin e përzgjedhjes së përemrit: Jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë 0 6

Përdoruesit e “Instagram” tani mund të shfaqin përemrin me të cilin duan të referohen, pavarësisht nga gjinia e tyre e lindjes, një trend që po fiton terren në SHBA midis qarqeve progresive.

“Shtoni përemra në profilin tuaj”, shkroi në Twitter aplikacioni i ndarjes së fotografive dhe videove, i përdorur nga më shumë se një miliard persona në të gjithë botën.

Fusha e re që duhet të plotësohet (pas emrit dhe para pseudonimit dhe biografisë) është fakultative dhe përdoruesi mund të vendosë nëse përemrat personalë të shfaqen në profilin e tij publik ose vetëm për pajtimtarët e tij.

Gjithnjë e më shumë aplikacione po e ofrojnë këtë mundësi, për hir të gjithëpërfshirjes.
“Ndarja e përemrit tuaj është miratuar gjerësisht nga përdoruesit tanë dhe me këtë mjet ne shpresojmë që ta standardizojmë më tej këtë praktikë”, tha një zëdhënës i Facebook, që zotëron platformën popullore.

“Ne kemi një numër përemrash në dispozicion dhe jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë nëse kemi harruar ndonjë që duhet të përfshihet”, shtoi ai. Rrjeti social tregoi, gjithashtu, se opsioni do të shtrihej edhe në vendet e tjera.