Festa e Bes Kallakut me 30 vetë, Kryemadhi: A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo një shkollë e padezinfektuar?! 0 40

Padyshim që fotot nga ditëlindja e 35 e aktorit të humorit Bes Kallaku bëri xhiron e rrjetit, pasi ishte një ceremoni që mbahej në kohë pandemie. 

E ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar këtë ditëlindje me 30 vetë, ku u gjobitën pjesëmarrësit në ceremoni, si dhe administratori i lokalit, ndërkohë që e fituar ishte dhe ajo bashkë me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. Sipas Kryemadhit, ditëlindjet nuk janë të këqija në krahësim me shkollat e padezinfektuara apo dhe spitalet pa kushte.

“Ditëlindjet nuk janë të këqija. Kanë dashuri, pasi një ditëlindje me 30 veta nuk është as më pak e as më shumë se një dasmë me 300 veta. A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo një shkollë e padezinfektuar?! A është një ditëlindje me 30 vetë që e shpërndan covid, apo një spital që nuk ka kushtet dhe mundësitë”, tha Kryemadhi./BW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 3

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.