Fero u rikthye fuqishëm në muzikë, por bëri një gabim të madh! 0 52

Para disa ditësh, Arbenita Ismajli, na bëri të ditur se Fero ishte rikthyer në rrjete sociale. Ajo publikoi një foto përkrah reperit dhe lajmëroi të gjithë fansat për rikthimin e tij.

@ferofera zemra u rikthye!”, shkroi Arbenita.

Rikthimi i tij nuk ishte i kotë, pasi Fero u kthye fuqishëm në muzikë duke lançuar këngën më të re të titulluar “Italy”.

Një ditë pas publikimit, kënga e cila është pritur tepër mirë nga fansat, i ka kaluar 180 mijë klikime në Youtube, të cilat vazhdojnë në rritje.

Pas rikthimit të tij në muzikë, Fero në fakt bëri një gabim të madh!

Në kohë pandemie dhe tashmë që jeta e të gjithëve është në rrezik, reperi ka mbajtur një koncert të madh në Mitrovicë mbrëmjen e kaluar dhe pamjet i ka ndarë pa pikë problemi edhe në InstaStory.

Siç shihet në videot e publikuara, numri i personave të mbledhur në koncertin e tij ishte tepër i madh dhe nuk janë zbatuar aspak rregullat anti-Covid.

Në një kohë kur bëhet thirrje me të madhe për respektimin e rregullave dhe kujdesin maksimal në këtë situatë kaq delikate, ishte tepër i panevojshëm një koncert nga ana e reperit.

Fero ende s’ka reaguar lidhur me këtë situatë dhe deri tani autoritetet përkatëse nuk kanë marrë masa./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.