Fatos Nano President?! Rama flet për herë të parë: E kam aset dhe i marr opinione, vetëm ai e di vetminë e majës! 0 41

Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet me ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano, duke thënë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me paraardhësin e tij, për vetë faktin se ai tashmë nuk është në tavolinën e shahut të lojës politike.

Rama u shpreh se i kërkon Nanos opinione për çështje dhe vendime kyçe, ndërsa e cilësoi atë një aset dhe një pikë referimi për të.

“E dini çmimin tim? Unë nuk kam çmim. Nuk janë të gjithë njësoj. Ajo që mund të them është se unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie, që është shumë e bukur sot, sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është cuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të tërhiqet me një dorëheqje, pas një fushate elektorale. Për mua Fatos Nano është një pikë referimi në sensin që ai ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme të imponuara te cdo aktor që është në tavolinën e shahut, ka të gjithë qetësinë për të më dhënë opinionet e duhura kur ja kërkoj. Që do të thotë që jam unë që kërkoj opinionet e tij, jo ai që ofrohet për të më dhënë opinione, nëse unë nuk ja kërkoj.

E vërteta është që diferenca në këtë rast është se ai nuk e ka pasur një paraardhës me eksperiencën e duhur dhe me talentet e duhura për të nxjerrë nga eksperienca përfundime për të ndihmuar pasardhësin. Unë e kam, është një aset dhe është një fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të kesh mundësi të komunikosh me ata, që e kanë pasur këtë detyrë më parë dhe që mund të të ndihmojnë me opinionet e tyre. Vetëm kush ka qenë këtu e di c’do me thënë vetmia e majës, askush tjetër nuk e di. Ata që s’e kanë jetuar këtë, kujtojnë se në majë bëhet qejf, se aty mbretëroret dhe jepen thjesht urdhra. Në maj je vetëm dhe erërat fryjnë nga të katër anët dhe kur duhet të marrësh vendime kyçe, të gjithë të tjerët rreth e rrotull, që i ke cdo ditë, nuk ekzistojnë. Jo se nuk duan, ata aty janë, por në fund je vetëm ti që duhet të marrësh vendimin”, u shpreh kryeministri Rama.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.