Fatalitetet nga Covid-19 edhe për shkaqe genetike 0 11

Pasojat e rënda të infektimit me koronavirus varen nga faktorët gjenetikë. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga një grup ndërkombëtarë shkencëtarësh të genetikës, pjesë e mbi 200 laboratorëve në të gjithë botën dhe i koordinuar nga Universiteti Rokfeller i Nju Jorkut. Xhuzepe Noveli, genetisti italian që menaxhon këtë studim thotë se çelësi është molekula e njohur si Interferon.

“Kemi zbuluar që 13% e të sëmurëve në gjendje të rëndë kanë disa dallime të rëndësishme në gjenet që përpunojnë sinjalet e Interferonit, që është molekula e vijës së parë të mbrojtjes, pengesa e parë që krijon imuniteti, ajo që ndërhyn që në momentin kur ende nuk janë zhvilluar anti-trupat”.

Ky studim shpjegon edhe faktin pse disa individë nuk shfaqin simptoma edhe kur janë të rrethuar në çdo moment nga të infektuarit, kur punojnë, hanë, e flenë së bashku me ta. Në rastin e tyre, kodi gjenetik i përpunon me ritme shumë të shpejta mesazhet sinjalizuese para infektimit dhe reagon në kohë për ta parandaluar.

Megjithatë profesori Noveli thotë se studimi është ende në proces zhvillimi. Shkencëtarët pjesëmarrës kanë në plan të zgjerojnë numrin e vullnetarëve që kanë kaluar koronavirusin, për të kuptuar më shumë bashkëveprimin mes gjeneve dhe molekulave Interferon për të rritur aftësinë reaguese të sistemit imunitar ndaj Covid-19 tek personat që shfaqin probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konflikti në Mamurras, arrestohet efektivi i policisë që plagosi kolegët dhe tre persona të tjerë (Emrat) 0 4

Arrestohen katër persona pas konfliktit që ndodhi dje në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre policë.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit David Madani, polic patrulle, i cili dyshohet se plagosi dy kolegët e tij nga pakujadesia, për vetëmbrojtje, si dhe 3 persona të tjerë konkretisht Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Fufi.

Kevin i vetëm në shtëpi’ u bë baba dhe i vuri djalit emër vajze për arsyen e trishtë 0 8

Macaulay Culkin, ose “Kevin i vetëm në shtëpi”, siç njihet ndryshe, është bërë baba. Ai dhe e dashura e tij Brenda Song janë tashmë prindër të një djali që erdhi në jetë në 5 prill.

Culkin ka zgjedhur për djalin emrin e motrës së tij që e humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2008. Kështu djali quhet Dakota Song Culkin.