Fansat nuk ndalen! I kërkojnë Ledjanës takim me Mevlanin nga të gjitha anët 0 86

Ledjana dhe Mevlani që në takimin e parë të tyre u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Madje Mevlani i bëri dhe një këngë Ledjanës, që u bë shumë shpejt virale. Mirëpo marrëdhëniet mes tyre u ftohën për shkak të shumë arsyeve.null

Në takimin e parë Ledjana nuk preferoi të shfaqte shumë afeksion ndaj Mevlanit para kamerave, ndërkohë që pas tyre bëri të kundërtën. Pikërisht kjo gjë nxiti debat të madh dhe madje Ledjana akuzoi produksionin se e kishte mashtruar dhe kishte mbajtur kamerat hapur pa dijeninë e saj. Më pas me hyrjen e vajzës nga Shkodra, Antonela, marrëdhënia mes tyre u ftoh akoma më shumë, Mevlani shprehu publikisht pëlqimin edhe për Antonelën dhe kjo e fundit i kërkoi atij t’i bënte këngë edhe asaj. Mirëpo kjo gjë nuk u prit mirë nga Ledjana, që pati një debat të ashpër me Antonelën disa javë më parë.

Megjithatë publiku duket se dëshiron ende ta shikojë Mevlanin dhe Ledjanën si çift. Konkurrentja ka treguar se ka marrë mesazhe të shumta në Instagram për të dalë në një tjetër takim me Mevlanin dhe jo vetëm në rrjete sociale. Ka pasur naga ata persona që i kanë dërguar mesazhe edhe në e-mail.

Mirë në Instagram po në e-mail mos më shkruani për Mevlanin se unë e përdor për punë”, ka shkruar Ledjana.

Pas gjithë këtyre kërkesave na mbetet të shohim nëse Ledjana do e plotësojë kërkesën e publikut.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.