Familjen apo të dashurin? Fifi vendoset përballë zgjedhjes më të vështirë 0 28

Fifi zbuloi para pak javësh në emisionin “Shiko kush luan” se tatuazhin “Stracciatella” në krahun e saj ja ka dedikuar djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi në emision.

Duket se ky tatuazh është shumë special për të, aq sa ajo nuk ka ndërmend ta heq kurrë nga trupi çfarëdo që t’i ndodhë në jetë. Së fundmi këngëtarja ka zhvilluar një bisedë virtualisht me ndjekëset e saj, të cilët u treguan mjaft kurioz për të ditur detaje të tjera rreth dashurisë së Fifit për “stracciatella”-n e saj.null

Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse këngëtarja do e fshinte këtë tatuazh nëse nuk do të ishte me më këtë djalë në të ardhmen dhe Fifi tha me bindje të plotë se nuk do e bëjë këtë gjë.

Natyrisht që jo! Është pjesë e historisë sime, biles do krenohesha me të kalumen tem”, është përgjigjur këngëtarja.

Kur u vendos të zgjidhte mes familjes dhe “stracciatella”-s së saj, Fifi dha një përgjigje shumë diplomatike.

Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem! Kështu që patjetër familja”, u shpreh këngëtarja, duke vërtetuar dhe një herë se është kokë e këmbë e dashuruar.

I dashuri i Fifit jeton në Gjermani dhe në media është përhapur lajmi se ai quhet Xhuljo Tabaku. Këngëtarja është shprehur se djali në fjalë luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera në lidhje me të.

/iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo thjesht për një foto! Zbardhen bisedat e Beatrix Ramosaj me Neymar: Më mungon dashuri…[FOTO] 0 7

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatriks Ramosaj ka raporte tepër të ngrohta me 2 yjet e futbollit botëror, Nejmar dhe Kilian Mbape. Këtë që bukuroshja seksi e ka konfirmuar edhe në emisionin “Shiko Kush Luan”, teksa gjatë një loje, ka zbuluar disa biseda private në “Instagram” me Nejmarin dhe Mbapenë.

“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje, ndërkohë që më pas u bind për të zbuluar mesazhet:

Nejmar: Më mungon

Beatriks: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj

“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.

Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.

72715868_2461252420814114_2366802383579602664_n.jpg

Një tjetër thumb për Dafina Zeqirin? Tayna zbulon se kush e ka inat reperen që ia ke bërë ‘BYE BYE’! 0 8

Prej disa muajsh tashmë dy artistet kanë pushtuar mediat me lajmet mbi marrëdhënien e tyre, e cila supozohet se ka marrë fund. Në rrjete sociale nuk kanë munguar statuset e dyshimta thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.

Mirëpo ju kujtojmë se një ndër HIT-et më të pëlqyer të verës 2019, padiskutim ka qenë bashkëpunimi i dy vajzave mjaft të dashura për publikun, Dafina Zeqirit dhe Tayna-s. Kënga u titullua “Bye Bye” dhe siç duket, tani artistet e njohura sapo ia bënë “Bye Bye” njëra-tjetrës publikisht.

E pyetur “Kush e ka inat Tayna-n që ia ke bërë “Bye bye”? në After Party-n e Luana Vjollcës në kanalin zyrtar në YouTube të moderatores, reperja shprehet kështu:

“E dinë ata vetë!”, duke bërë fansat të mendojnë se ishte sërish një thumb ndaj Zeqirit pasi pyetja ishte e lidhur me titullin e këngës së dyshes.