Evropa shënon mbi 200 mijë raste të reja me koronavirus në një ditë 0 25

Vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka dyfishuar rastet e reja në dhjetë ditët e fundit. Sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, rajoni ka kaluar 200,000 raste të reja brenda një dite, për herë të parë më 22 tetor.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Evropë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në kontinent aktualisht qëndron në 5.3 milionë, ndërsa numri i viktimave është afër 205,000.

Spitalet në të gjithë Evropën janë nën presion, edhe pse pranimet për koronavirus janë nën gjysmën e niveleve që kanë qenë në kulmin e pandemisë, gjashtë muaj më parë.

Në Republikën Çeke, tash për tash vendin e goditur më së keqi në Evropë, qeveria miratoi një plan për pranimin e rreth 300 profesionistëve shëndetësorë ushtarakë nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që do të ndihmojnë në trajtimin e fluksit të pacientëve me koronavirus.

Në Belgjikë dhe vende të tjera, spitalet janë duke shtyrë trajtimet jo-urgjente. Koronavirusi në të gjithë botën ka infektuar mbi 41.6 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 28.3 milionë janë shëruar.

Koronavirusi është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, është përhapur në rreth 200 vende të botës./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Interpol lëshon alarmin për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid: Rrjetet kriminale po planifikojnë të infiltrojnë… 0 8

Vetëm pak orë pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën kundër koronavirusit për përdorim te qytetarët, vjen një paralajmërim nga Interpol, i cili ngre alarmin për sigurinë e njerëzve.

Agjencia globale e koordinimit të policisë, Interpol, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat kundër Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

Është vetë Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, i cili shkruan në “Twitter” se “Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.

.

(BalkanWeb)

Për të gjithë fansat e serialit: ‘La Casa de Papel’ vjen së shpejti në një version të ri! 0 7

Një version korean i serialit hit të Netflix, “Money Heist” pritet të vijë së shpejti! Seriali, i cili mban titullin “La Casa de Papel” në gjuhën spanjolle, ka qenë një nga më të kërkuarit në Netflix.

Versioni korean do të drejtohet nga Kim Hong-sun me një skuadër skenaristësh të udhëhequr nga Ryu Yong-jae. Sipas Variety, seriali korean do të ketë 12 episode.

“Krijuesit korean kanë zhvilluar gjuhën dhe kulturën e tyre audiovizuale prej vitesh. Ata kanë mundur të shkojnë përtej kufijve kulturor dhe të kthehen në një pikë reference për mijëra shikues në mbarë botën, veçanërisht për të rinjtë. Prandaj është e mrekullueshme që bota e La Casa de Papel është tërheqëse për krijuesit korean dhe që duan ta përshtatin”, ka thënë producenti ekzekutiv i “La Casa de Papel”, Alex Pina.

Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” u publikua në prill 2020 dhe u pa nga më shumë se 65 milionë njerëz në mbarë botën vetëm në 4 javët e para. “La Casa De Papel” po bëhet gati edhe për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”. Sipas “Netflix”, sezoni i pestë i “La Casa De Papel” pritet të vijë në ekran në verën e vitit 2021. Por, e gjithë kjo varet nga rrethanat e krijuara nga pandemia