Etna nuk ndalet,shënon rekord me gjashtë shpërthime në tetë ditë 0 27

Etna nuk ndalet dhe vazhdon të befasojë dhe të japë spektakël. Gjatë natës ka vazhduar shpërthimi i vullkanit, i gjashti në 8 ditë: ‘Një rekord’ sipas ekspertëve me një burim llave i lartë më shumë se 500 metra nga krateri në Jug-Lindje dhe një kolonë shpërthyese të hirit vullkanik që duket për shumë kilometra.

Sipas vëzhgimeve të fundit të institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë italiane edhe në javët e ardhshme do të jenë prezente rrjedhja e llavës.


Lumenjtë e llavës, që tashmë prej javësh kanë ngjyrosur me të kuqe Katanian ndalojnë në kodrat e Bove, shumë larg nga zonat e banuara. Por hiri vullkanik përveçse ka mbërritur në Catania dhe në qendrat e tjera pranë vullkanit është i dukshëm edhe në Palermo, që gjendet në distancën prej 150 km.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.