“Është dikush”, nga vajzat e “Për’puthen” apo tjetër?! Rrëfehet Atdheu 0 21

Atdheu është një nga djemtë më të diskutuar, edhe pas daljes nga emisioni “Për’puthen”.

I ftuar ne emisionin “Shqipëria live”, Atdheu tregon se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim. “Mbase ka dhe jashtë . Do ta them kur të marrim një vendim”, por thekson se nuk është asnjë nga konkurentet apo ish-konkurentet e “Për’puthen”.

I pyetur nëse ka përjetuar flirte apo dashuri në emision, Atdheu përgjigjet, “Kam përjetuar flirte të forta”. Atdheu ka pasur takime shumë të komentuara gjatë “Për’puthrn” me Ana Lleshin, ku dhanë dhe puthjen e parë në emision, me Melisën, Sindin dhe Sarën, ku nuk munguan puthjet pasionante por marrëdhënia e tyre u ndërpre shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.