Erjoni plas “bomben” per produksionin… i pari qe do te flase do kaloje ne proces gjyqesor… 0 190

Erjon Gecaj qe para disa diteve lajmeroi qe posedonte prova, ku vertetohej qe produksioni i top chanel nuk ishte aq i drejte sa supozohej.

Para pak minutash Gecaj publikoi ne story-n e tij ne instagram copeza rregjistrimesh zanore, ku degjoheshin keto fjale:

“Cila eshte arsyeja e perjashtimit tim? Do ta mesosh neser ne program…”

Dhe nuk u dha kurre nje arsye per eleminimin e Erjonit, pavaresisht se atij i premtuan drejtesi

Me tej ne rregjistrimin tjeter pohohet se te gjithe e dine qe konkurentet bejne lojera jashte, por ka dicka qe mungon. Mungon reagimi i produksionit, nese konkurentet bejne lojera jashte atehere pse nuk u moren masa?

Gecaj ndalet edhe ne nje pike tjeter e cilesuar si pika 3, ku konkurenteve u behet presion saktesisht me keto fjale:

“I pari qe do te flase, do te kaloje ne proces gjyqesor me topchanel…”

Keto rregjistrime pasohen dhe me nje story ku Gecaj kerkon reagim nga produksioni

“Presim pastrim dhe dicka reale shpresoj te ndodhe…”

Dhe nese kerkesa e tij nuk kalon ne zbatim ai thekson se do te reagoje menjehere duke nenkuptuar keshtu qe do te beje publike edhe disa as-a te tjere qe ai po ruan sic e tha me pare ne storyt e tij paraardhese./albaniareport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 10

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al