Eri e akuzoi se kishte lidhje jashtë “Për’puthen”, Ana i përgjigjet publikisht 0 32

Eri Aga ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë”, në të cilin tregoi shumë detaje nga prapaskenat e “Për’puthen”.

Ish-konkurrenti tha se përjashtimi i tij ishte i planifikuar, sepse kishte pasur shpesh mosmarreveshje me autoren e programit, Olsa Muhametin.

Ndër të tjera ai tha se të gjitha vajzat, duke përjashtuar Sarën, kanë lidhje jashtë emisionit. Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar, gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.

Por Ana ka reaguar ndaj akuzave duke thënë se Eri hedh akuza vetëm për vëmendje.

“Njerëzit për të marr vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerë. Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë përcjelles”, është përgjigjur Ana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.