Epike! Anna Lika e pranon troç në mes të emisionit: “Këtij të ftuari i kam lek borxh” 0 50

Një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar, Anna Lika, i është futur tashmë moderimit.

Së bashku me Enis Ujkanin, aktorja prezanton tashmë emisionin më të ri të titulluar “Gladiator”.

Të ftuarit e parë të emisionit ishin katër aktorët e “Al Pazar”, Genc Lleshi, Klejdi Gishto, Alex Prodani dhe Ersiljano Xhelollari.null

Teksa po prezantonte këtë të fundit, Anna ka shkrirë së qeshur me deklaratën, pasi ka pranuar se Ersiljanos i ka disa para borxh që nga koha e Akademisë, ndaj ka zgjedhur ta ndihmojë gjatë garave në studio që t’i shlyejë borxhin.

“Nuk bëjmë lëshime. Pazare s’ka, unë ju kam shokë. Miq, vëllezër, po në gara s’ka lëshime. Faktikisht do të tregoj një sekret shumë të vogël që publiku nuk e di. Unë këtij djalit këtu i kam disa lekë borxh që nga koha e Akademisë, shpresoj të mos m’i kërkojë sot. Do ta ndihmoj te një garë dhe pastaj të mos mi quajë më”- ka treguar ajo duke qeshur.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.