Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jug të vendit ku një i ri u ekzekutua pranë Orikumit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se viktimë e një atentati ka mbetur 29-vjeçari Benjamin Bozhani.
Mësohet se i riu ka qenë në makinën e tij, kur autorët i kanë prerë rrugën duke e qëlluar me 8 plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend./BW/
Pavarësisht se në SHBA po rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 dhe që prej datës 4 janar është bllokuar aktiviteti i të gjitha palestrave, aktori i famshëm Tom Hardy duket se s’do t’ia dijë.
“The Sun” ka treguar se aktori ka thyer rregullat dhe fotot e tij kanë qarkulluar në rrjet.
Aktori për të cilin vajzat lënë kokën është fotografuar duke duke dalë nga stërvitja e arteve marciale, ka kaluar në shkallët e pasme dhe ka hipur menjëherë në makinën e tij për “t’u fshehur”.
Nuk e dimë si do të procedojë policia me aktorin, por shpresojmë t’ia falë kësaj here, si thoni ju?null
Në prill të vitit që lamë pas, të gjitha nënat e reja u gëzuan pafund nga lajmi se Tom Hardy do të lexonte në ekran përralla për fëmijë.
Përrallat u transmetuan çdo javë javë në orën 6.50 p.m. me kohën lokale (1.50 p.m. ET), dhe ishin gjithashtu në dispozicion në iPlayer.
Aktori, i njohur më së miri për rolet e tij në “Inception”, “Blinders Peaky” dhe “The Revenant”, mblodhi një audiencë të gjerë me historitë e tij për vitin 2016, duke regjistruar një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC. /iconstyle