Emri/ Të shtëna me armë në Tiranë, tentohet të vritet një person 0 20

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri Artur Korteshin.

Sipas “News24”, ky i fundit, një ditë më parë ka debatuar me vëllain e autoritet të identifikuar me inicialet R.G.

Korteshi është person i skeduar nga policia, pasi është i përfshirë në ngjarje kriminale. ndërkohë, autoritete janë në kërkim të autorit, i cili pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.