EMRI/ Lëvizte nëpër Tiranë i dehur dhe i armatosur, policia arreston 23-vjeçarin. Procedohet edhe i riu, për shkak se… 0 30

Policia e Shtetit, njofton se ka arrestuar një 23-vjeçar nga Shijaku, pasi lëvizte me armë me vete në gjendje të dehur.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Julian Gjoshi, ndërsa është proceduar një tjetër shtetas, për shkak se nuk ka treguar ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

 

Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Procedohet penalisht edhe një 24-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

  1. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

 

 

 

 

 

 

(Balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.