EMRAT/ Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Policia: Arrestohen 3 organizatorë nga Tirana e Durrësi, ja 6 akuzat që rëndojnë mbi ta 0 53

Policia ka dhënë njoftim zyrtar mbi arrestimet, shpalljet në kërkim dhe procedimet lidhur me protestën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar 3 organizatorë të protestës, një 21-vjeçar dhe 29-vjeçar nga Tirana si dhe një 23-vjeçar nga Durrësi. Gazetarja Doriana Bezat bën me dije se të arrestuarit janë: Robert Poshnjari, Altin Koçi dhe Vilson Kulemani si dhe janë shpallur në kërkim Akimed Lusha, Darvin Zalla, Arbër Koka, Klint Lamaj, Admiral Rama, Din Dogjani, Blerim Hoti dhe i mituri me iniciale F.B.

Mbi ta rëndojnë 6 akuza tashmë nga organizimi një tubimi të paligjshëm deri tek mosbindja ndaj urdhërit të Policisë.

Ndër të tjera janë proceduar edhe 4 persona kurse në kërkim janë shpallur 8 të tjerë, mes tyre Stresi.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen në gjendje të lire 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit :

R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç.

Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike  duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë.  Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.

Vijon puna  për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme .

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit  do të përballen me forcën e ligjit.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.